MENU
klinika

Sa ndryshe nga dikur!

Koncepti i të qenët i pasur ditët e sotme

21.08.2018 - 18:47

Të jesh i pasur do të thotë të kesh qasje në mallra dhe shërbime që të varfërit thjesht nuk i kanë. Këto ditë, jo aq shumë.

Në të kaluarën, pasja e shumë parave u lejonte të pasurve të bënin dhe kishin shumë gjëra që shumica e njerëzve nuk i kanë.
Mund të kishe një televizor, ndërsa fqinjët dëgjonin radion; ajër të kondicionuar, ndërsa ata shkrinin në vapë; të shkoje në kinema, ndërsa ata luanin me tavllë; pushime në destinacione tropikale, ndërsa ata maksimuni në liqen.
Por përparimi i pabesueshëm i teknologjisë ka bërë pothuajse të gjitha lukset e jetës të arritshme për të gjithë spektrin e popullsisë.
Të qenë i pasur tani do të thotë që ju të merrni një iPhone X ndërsa fqinji juaj ka 7 ose një Android. Ju keni një shtëpi të madhe me home cinema brenda, ndërsa fqinji juaj ka një shtëpi më të vogël me një televizor normal.
Por, ama, të dy e shikoni Netflix-in, të dy përdorni të njëjtat aplikacione, të dy merrni Uberin, bëni pazar në dyqane të ndryshme ushqimore, por ato kryesisht kanë të njëjtat produkte.
Nëse të ardhurat tuaja janë 50,000 dollarë në vit ju mund të bëni dhe keni pothuajse çdo gjë që bën dikush që i ka 500,000 dollarë në vit. I vetmi ndryshim është cilësia dhe shkalla. Ju nuk mund të fluturoni me klasin e parë me pushime apo të hani jashtë çdo natë ose të blini çdo iPhone dhe MacBook të ri ose të ngisni një Tesla, por mund të bëni pushime në Meksikë, të hani jashtë çdo fundjavë, të keni një iPhone dhe një MacBook dhe të ngisni një Toyota të bukur.
Konkurrenca dhe bashkëpunimi në shkallë globale kanë ulur me shpejtësi çmimet e teknologjisë duke e bërë atë më të mirë për të gjithë, por sidomos për njerëzit që nuk kanë shumë para. Zhvendosja në një botë me bollëk do të thotë se pasuria do të tentojë t’ju blejë vetëm versionet e statusit të lartë të të njëjtit mall, por jo mallra që askush tjetër nuk mund t’i përballojë.