MENU

Deklarata

Kufijtë/ Thaçi: Nuk ka as ndarje, as shkëmbim

28.08.2018 - 14:46

Në përmjet një statusi të shkurtër në facebook presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka dhënë një përgjigje sa i përket debatit që është ndezur mbi rishikimin e kufijve Kosovë-Serbi.

Thaçi shprehet qartë se nuk do të ketë ndarje e as shkëmbim.

“Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news”, ka shkruar Thaçi.

Reagimi i Thaçit vjen vetëm një ditë, pasi kryeministri Ramush Haradinaj tha nga Durrësi, në prani të komisionerit Hahn dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama se Kosova i ka kufijtë e saj dhe nuk është e nevojshme për një dizenjim të ri të tyre.

Ndërkohë 2 ditë më parë Thaçi tha gjatë konferencës përmbyllëse në Alpbach se tani kur procesi i dialogut është në finale, Prishtina dhe Beogradi kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

“Presim marrëveshjen për kufirin, ngase nëse nuk e arrijmë këtë e rrezikojmë të ardhmen evropiane. Andaj, kemi vendosur të eksplorojmë shumë mënyra dhe jemi të gatshëm të arrijmë deri te marrëveshja”, tha Thaçi.

“Ne ende nuk kemi hyrë në fazën finale të procesit dhe ne kemi nevojë për mbështetje të BE-së dhe SHBA-së dhe nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar, në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje ligjore të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Thaçi.

Përgatiti M.H