MENU
klinika

Merkatoja verilindore

Kukësi nuk ndalet, merr edhe një francez

31.08.2018 - 19:28

Kukësi vijon merkaton dhe nuk kuptohet realisht cili është qëllimi i klubit nënkampion, që këtë verë e ka rindërtuar ekipin dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet nga ndryshimet, edhe pse shpesh ato nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Sot klubi verilindor ka prezantuar mesfushorin francez Chafik Tigroudja, një 26-vjeçar që sezonin e shkuar ishte titullar në Qipro, tek Alki Oroklini. Duke mos llogaritur shqiptarët e Maqedonisë dhe Kosovës, Kukësi e çon në 7 numrin e lojtarëve të huaj, duke ndryshuar gjithçka në krahasim me sezonin e shkuar.

konica sportkonica sport mobile

Tigroudja është një mesfushor qendror, i cili ka qenë për dy sezone pjesë e Ligës 2 franceze dhe disa sezone të tjera në divizionin e tretë francez, para se të transferohej në Qipro, ku gjeti vazhdimësi në aktivizime dhe shënoi edhe 4 gola sezonin e shkuar.

Me sa duket, Tigroudja (dy vjet kontratë me Kukësin) mer vendin e Donjet Shkodrës, i cili është shpallur i padëshiruar te Kukësi dhe është urdhëruar të stërvitet tek ekipi B, derisa të pranojë prishjen e kontratës, gjë që zor se do të ndodhë deri në janar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN