MENU
klinika

Qentë endacakë

Kur të huajt tregohen më njerëzorë ndaj kafshëve

31.08.2018 - 17:18

Të lehurat e qenve endacakë dëgjohen gjatë gjithë dites në Shkodër. Jo vetëm në lagjet e qeta të periferisë, por edhe në qendër dhe në pedonalet, që jane zonat më të frenkuentuara të Shkodrës. Shpeshherë janë të zgjebosur e ndonjëherë edhe të gjakosur. Shumë ankohen për praninë e tyre për shkak të frikës, dikush i godet por ka edhe prej atyre të cilët luajne me to, madje dhe kujdesen. Gjatë këtij viti rezulton se janë mbi 25 kafshe endacake të adoptuar nga turistët.

Në mungesë të një strhëze për qentë e rrugës, shoqata për mbrojtjen e kafshëve në Shkodër, “Animal Need Me”, shpjegon se sa e lehtë u bëhet puna kur paraqiten shtetas të huaj për të adoptuar kafshë:

“Për fat të mirë, që ka njerëz që i duan keto kafshë pavarësisht se janë në rrugë. Gjatë këtij viti, kryesisht gjermanët, polakët dhe francezët kanë adoptuar mbi 25 qen dhe mace dhe akoma mbështesin financiarisht shoqatën tonë.” – tregon drejtuesja e shoqatës.

Paçka se numri kafshëve në rrugë është i lartë në Shkodër, dhuna e ushtruar ndaj tyre nga njerëzit i bën ato më agresiv e për rrjedhojë i shëndrron në një shqetësim për banorët e qytetit.

Përgatiti: K.Zh.

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit