MENU
klinika

Zbulojeni tani!

Kush është burri miliarder i Eliza Dushkut

19.08.2018 - 18:27

Kur u bë publik lajmi, që aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku është në lidhje me miliarderin Peter Palandjan, shumëkush priti dasmë të madhe e ultra luksoze.

Mediet amerikane raportojnë se aktorja shqiptare me famë botërore Eliza Dushku është martuar me partnerin e saj Peter Palandjian.

Eliza nuk e ka shfaqur shpesh personin, që i mori zemrën, por kanë qenë tabloidet në Amerikë ato që i kanë hedhur më shumë dritë identitetit të tij.

Palandjan është një biznesmen multi-miliarder, i cili merret me prona të patundshme.

Vetëm një prej kompanive të tij, Intercontinental Real Estate Corporation ka vlerë prej gjashtë miliardë dollarësh, trefishi i buxhetit vjetor të Kosovës.

Ai është 16 vite më i madh në moshë se Eliza dhe ka origjinë nga Armenia, vend nga i cili familja e tij u zhvendos për një jetë më të mirë në SHBA, dekada më parë.

Deri më tani çifti nuk ka dalë me një deklarate zyrtare, megjithëse Eliza ka postuar një foto në Instagramin e saj.