MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java I

Laçi mbetet “mace e zezë” për Kukësin

19.08.2018 - 18:45

Pas eliminimit në Europa League, Kukësi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Laçit në ndeshjen e parë të Kategorisë Superiore, zhvilluar në “Elbasan Arena”, që do të jetë shtëpia e verilindorëve deri në ndërtimin e stadiumit në Kukës.

Në fundin e pjesës së parë ishte Kukësi që kaloi në avantazh me anë të sulmuesit Melo, që me kokë arrin të zhbllokojë shifrat, duke mbyllur pjesën e parë 1-0.

Në pjesën e dytë, është Laçi më shumë këmbëngulës. Dhe kurbinasit shbërblehen në minutën e 78-të, kur Lushkja devijon topin me kokë në portë.

Pavarësisht rasteve të shumta në minutat e mbetura, skuadrat nuk shënojnë më dhe mbyllet 1-1. Kukësi nuk shfrytëzon mundësinë e avantazh, që duket se la dy pikë, ndërsa Laçi konfirmohet edhe njëherë tjetër se mbetet “mace e ze zë” për verilindorët.

Kukësi-Laçi 1-1

Cordeiro 42’ / Lushkja 78’

Kukësi: Maloku, Zguro, Cuculi, Shameti, Maliqi, Shkodra, Musolli, Uilliam, Çyrbja, Harba, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu.

Laçi: Selmani, Shtubina, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Hadroj (59’Bushi), Uzuni, Xhixha. Trajner: Artan Mërgjyshi.

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Gançi, Rudin Preça, Laver Alla