31.08.2018 - 22:22
Muzikantë, politikanë, personazhe të famshëm dhe mbështetës u mblodhën të premten në Detroit të Shteteve të Bashkuara për funeralin e “Mbretëreshës” së muzikës soul.
Aretha Franklin, e njohur për hitet si “Respect” dhe “Think”, në karrierën e saj prej disa dekadash ka fituar 18 herë çmimin prestigjioz amerikan të muzikës Grammy.
Të pranishëm në funeral ishin edhe Stevie Wonder, Ariana Grande, Faith Hill dhe Chaka Khan.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka qenë në mesin e atyre që i dhanë lamtumirën këngëtares.
Franklin ka kënduar për herë të fundit në nëntor, në një mbrëmje gala në Nju Jork.