MENU
klinika

NBA

LeBron James: Lakers, jo më thjesht play-off

29.08.2018 - 19:42

LeBron James vijon të mbetet në qendër të vëmendjes. Në prag të fazës përgatitore, që do të nisë në fillim të shtatorit, LeBron James kërkon nga skuadra e Lakers, shtëpia e tij e re, një grup lojtarësh të karikuar dhe të gatshëm për të dueluar deri në fund për titullin kampion në NBA.

Skuadra kaliforniane ka disa sezone që nuk arrin të shkojë as në zonën e play off-it në NBA, ndërsa sezonin e ri, falë disa blerjeve, jo vetëm që synon kualifikimin, por mund të arrijë edhe diçka më shumë.

Të paktën kështu shpreson LeBron James, që është gati të japë maksimumin në fushë për të triumfuar edhe me Lakers, ashtu siç ka bërë me Cleveland dhe Miami.

Cobe Bryant dhe LeBron James
Cobe Bryant dhe LeBron James

Erdha te Lakers për shumë arsye, por njëra prej tyre është se unë besoj se kemi mundësitë për të dueluar për titull. Natyrisht që kjo gjë kërkon shumë sakrifica dhe këtë e them nga përvoja ime.

Unë jam gati për të luftuar deri në fund, por këtë gjë kërkoj edhe nga pjesa tjetër e skuadrës. Jemi një ekip miks, me lojtarë të rinj, por edhe me basketbollistë me përvojë, ndaj duhet të dimë se si të luajmë si grup, të mbrojmë e sulmojmë së bashku.

Unë pres shumë nga skuadra, që të mos kënaqemi vetëm nga kualifikimin në play off, por të kërkojmë më shumë nga vetja”, – tha LeBron James, i cili kuotohet nga kompanitë e basteve si pretendenti numër një për të fituar MVP.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN