MENU
klinika

Stoli i Manchester United

Lëvizja më e bujshme, Zidane zëvendëson Mourinhon?

01.08.2018 - 13:09

Ditët e fundit Jose Mourinho ka marrë mjaft kritika, por tani çështja është bërë mjaft serioze, pasi edhe drejtuesit kanë shprehur pakënaqësi.

Faza parapërgatitore e Manchester United ka qenë zhgënjyese dhe pozicioni i Jose Mourinho është vënë në diskutim.

Pas fitores aspak bindëse me penallti kundër Milan-it, ka ardhur dështimi me Liverpool dhe fitorja 2-1 me Real Madrid, ish-ekipi i Zidane, i cili duket se ka përfunduar në shënjestrën e drejtuesve të United.

Sipas “The Sun”, klubi anglez nuk është aspak i kënaqur me deklartat e bëra nga “Special One” në lidhje me merkaton dhe kanë emrin e Zidane në krye të listës së zëvendësuesve të mundshëm të Mou, në rast se vendosin ta largojën këtë të fundit.