MENU
klinika

Stuhia lë pa energji elektrike qytetin

Lezha prej 2 orësh pa drita

20.08.2018 - 21:53

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi  ka mbizotëruar në rajonin e Lezhës gjatë pasdites të së hënës.

Kjo gjë është bërë shkak që mbrëmjen e sotme qyteti të jetë pa energji elektrike.

E njëjta gjë vlen edhe për 80% të fshatrave në këtë zonë.

Siç mësohet energjia elektrike është ndërprerë prej dy orësh dhe ende nuk ka mbërritur.

E gjithë zona vazhdon të jetë në errësirë siç duket dhe në foton më poshtë.

Kujtojmë që jemi edhe në sezon turistik, ku të tilla probleme ndikojnë në turizëm.

Mësohet se të gjithë punonjësit e OSHEE me në krye drejtorin e Lezhës Vinçens Tuku janë angazhuar dhe ndodhen në terren për riparimin e defekteve pasi janë këputur linjat e transmetimit të energjisë.

Garantojmë qytetarët se angazhimi është maksimal dhe energjia elektrike do të rikthehet shumë shpejt në ato zona ku aktualisht mungon”,  Tuku.

Ndërkohë nuk dihet ende kur do riparohen defektet dhe rikthehet energjia elektrike.