MENU

Lexuesi më pranë librit

Librat “shtegtarë” vijnë drejt Korçës

26.08.2018 - 15:14

I frymëzuar nga Ron Hornbaker në vitin 2016, tashmë Bookcrossing është bërë një model që ndiqet në shumë qytete të botës, ndër to edhe në Korçë. Nxënësit e gjimnazit “Raqi Qirinxhi” kanë vendosur të ndjekin të njëjtën rrugë sikurse Ron. Ata kanë rregjistruar ISB_në e librit në ëeb-page përmes një kodi. Më pas libri lihet në një ambient publik dhe çdokush i interesuar e lexon dhe e le sërish të lirë të shtegëtojë. Shtegtim i cili mund të ndiqet nëpërmjet portalit bookcrossing.com

Kristina Bogdani , një prej nismëtareve tregon për Konica.al sesi vendosën të përshtasin këtë nisëm edhe në qytetin e Korçës:

“Në bibliotekën e Raqit, rastësisht prej disa vitesh kishte përfunduar një libër nga Skocia. Profesor Rezari dhe ne, punonjësit e bibliotekës në ate kohë hulumtuam në internet për Bookçrossing duke u nisur nga shënimi ne kapakun e librit dhe zbuluam se çfarë ishte. Kjo nisëm numëron aktualisht rreth 173 anëtarë nga Shqipëria pjesë e këtij projekti. Qëllimi kryesor është të afrojë lexuesin sa më tepër me librin dhe ta kthejë leximin në një aktivitet argëtues dhe Korçën në një “Bibliotekë gjigande”

Ajo që e dallon është shumëllojshmëria e titujve që përfshijnë nga letërsia për fëmijë e deri tek klasikët botërorë. Pjesë e saj janë bërë jo vetëm të rinjtë nga Korça, por bashkëmoshatarë të tyre në qytete të tjera.

Për Kristinën kjo ka qenë një përvojë unike :

“Bookcrossing është nga ato ide apo gjëra që unë i cilesoj si gurë të çmuar. Më duket sikur nje çopëz të zemrës tënde po e lë aty, të lirë gati për nje shtegëtim”.

Në vitin 2017 nisma është vlerësuar me çmimin e parë në Festivalin e Ideve Rinore.

Përgatiti E. Nasto

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekti i nxënësve të shkollës "Raqi Qirinxhi"

Art dhe dituri në 3D