MENU
klinika

Parku Japonez

Lindja e Largët ‘troket’ në Korçë

29.08.2018 - 16:32

I ka ruajtur me fanatizëm kalldrëmet e vjetër si dëshmi e traditës arkitektonike të qytetit, por Korça mbetet e hapur edhe ndaj kulturave të tjera madje dhe ndaj asaj të Lindjes së Largët. Pas parkut “Rinia”, një hapsirë e re e gjelbër do i shtohet qytetit, por këtë herë në frymën e orientit.

Parku Japonez dhe kopshtet përreth tij është kantieri i sapoçelur i ndërtimit në Korçë, që synon t’i sjell banorëve një mjedis të ri çlodhës dhe argëtues, rrëzë kodrave të qytetit. Stili aziatik, sipas projektit të Bashkisë, do të shpaloset me një sipërfaqe prej 1000 metër katrorë, me lojëra dhe kënde pushimi sipas traditës japoneze dhe bimësia në këtë park do të jetë tërësisht me origjinë nipone.

Punimet e nisura në gusht të këtij viti pritet të përfundojnë në nëntor 2019-ës. Ky investim është i pari i llojit të vet në qytetin e Korçës dhe më i madhi në vitet e fundit, pas atij të nderrmarë për restaurimin e Pazarit të Vjetër .

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN