MENU
klinika

Debati

“Lolita” 58 vjet kopertina

22.08.2018 - 13:44

“Literary Hub” ka publikuar së fundi pjesë të debatit mes Nabokov-it dhe botuesit të tij amerikan Walter J. Minton, ku ata përpiqen të bien në një mendje se ç’pamje duhet të ketë kopertina e atij që do të shndërrohet në një prej kryeveprave të letërsisë botërore, “Lolita”

Një punë aspak e lehtë, duke patur parasysh që autori e kundërshtoi aty për aty sugjerimin e botuesit për një kopertinë ku të shfaqej një çupëlinë, duke këmbëngulur për një imazh më të vagullt.

 

“Mendon se është e mundur”, shkruante Nabokov, “të gjesh në New York një artist që s’është i ndikuar nga stili primitivist dhe vizatimor që kaq shumë është në modë sot?

 

Do të doja dikë që është i aftë të krijojë një imazh romantik, delikat, jo Frojdian dhe jo rinor (një distancë të largët, një peizazh të vagullt amerikan, një rrugë shtetërore nostalgjike: gjëra të këtilla)? Ka vetëm një subjekt ndaj të cilit jam kategorikisht kundër: çdo lloj imazhi që shfaq një vajzë të re.”

Duke parë të gjitha kopertinat e publikuara në artikullin e Literary Hub, në pjesën dërrmuese të tyre, shkëputur nga koleksioni i kërkuesit dhe përkthyesit Dieter E. Zimmer (në faqen e tij në internet ka mbledhur 210 kopertina, të publikuara në 40 vende të botës në harkun e 58 viteve) apo të zbuluara “skutuatave të internetit”, të vjen keq për Nabokov-in e gjorë.

 

Pjesa më e madhe e kopertinave, përfshirë edhe botimin në shqip, nën përkthimin e Lili Bares, shfaqin imazhin e një vajze të re.

Më poshtë po sjellim disa nga kopertinat e famshme ndërsa në memorien kolektive imazhet më të njohura mbetet ato të përshtatjeve kinematografike, në 1962 nga Stanley Kubrick dhe nga Adrian Lyne në 1997.

 

Siç mund ta vëreni, shumë nga kopertinat nuk kanë subjekt duke përmbushur disi vullnetin e autorit.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit