MENU

Rekordi

Luajti vetëm 11 ndeshje dhe lë futbollin 40 vjeç, por fitoi 12 trofe…

06.08.2018 - 14:56

Është tërhequr në moshën 40 vjeçare nga futbolli portieri i tretë i Benfikës, Paulo Lopez. Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë, por po t’i shtojmë statistikat që ai mbart, atëherë kemi shifra jo të zakonshme.

Paulo Lopez ka kaluar 13 sezone te Benfika. Gjatë këtyre 13 sezoneve ai ka luajtur vetëm 11 ndeshje. Mirëpo në këtë dekadën e fundit ai ka fituar plot 12 trofe. Jo keq për dikë që i ka parë ndeshjet i relaksuar…