MENU
klinika

Kalimi i klandestinëve

Mali i Zi ushtri në kufi me Shqipërinë

17.08.2018 - 16:40

Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi ka bërë të ditur se prej të enjtes ushtria e saj është vendosur në kufirin me Shqipërinë për të ndaluar kalimin e emigrantëve që vijnë prej zonave të luftës.

Kufiri do të kontrollohet nga patrulla policore të përziera të Policisë dhe Armatës së Malit të Zi, kryesisht për të parandaluar kalimet e paligjshme të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, si dhe veprime të tjera të paligjshme në kufi dhe në zonën kufitare” , thuhet në deklaratën për mediat.

Po ashtu edhe në Shqipëri është forcuar kontrolli kufitar, ku në datën 8 gusht janë ndaluar 16 emigrantë që ishin nisur prej Sirisë dhe Irakut për të kaluar drejt vendeve të BE, ndërsa në datën 3 gusht janë ndaluar dhe 14 të tjerë.

Për shkak të situatës së krijuar kreu departamentit për mbikqyrjen e kufirit shtetëror të Malit të Zi paralajmëroi në muajin maj ngritjen e një muri me tela. Por që tashmë duket se pengesë do të bëhet ushtria.

kolana e librave

Pas shoqërimit në komisariat ku japin dëshminë emigrantët dërgohen në qendrën e azilit. Por shpesh dhe prej aty gjenden rrugët për të vazhduar tentativën e kalimit në vendet e unionit.

Edhe Komisioni Evropian ka marrë në diskutim situatën e krijuar. Për këtë qëllim u propozua dhe prezenca e 30 forcave të Fronteks në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Por dhe mes vendeve të BE debati ka mbetur i hapur, pasi propozimi për shpërndarjen e drejtë të azilkërkuesve dhe ideja e qëndrimit në vendin e parë mbeten molla e sherrit për shtetet më të mëdha të unionit .