MENU
klinika

Klasifikimi nga “BBC History”

Marie Curie dhe gratë më të rëndësishme të historisë

14.08.2018 - 16:02

Klasifikimi i bërë nga revista “BBC History” sipas një sondazhi të realizuar me lexuesit e saj

Ka qenë shkencëtarja e parë fituese e Çmimit Nobel për Fizikë në 1903-in, dhe për Kiminë në 19011-ën, krijoi termin “radioaktivitet” dhe zbuloi dy elemente: polonin dhe radiumin. Marie Curie, polake (emri i saj i vërtetë qe Marya Sklodowska) është vlerësuar si gruaja më me ndikim sipas revistës prestigjioze, pas sondazhit ku u prezantua një listë e përgatitur nga ekspertët në dhjetë fusha të ndryshme.

Curie u zgjodh nga Patricia Fara, presidente e British Society for the History of Science: «Ka qenë gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel në Fizikë, profesoresha e parë në Universitetin e Parisit, dhe njeriu i parë – jo grua por njeri – që fitoi një çmim të dytë Nobel.

Gjithçka ishte kundër saj: në Poloni, familja e saj patriote vuajti nën regjimin rus. Në Francë u pa me dyshim sepse ishte e huaj dhe natyrisht, kudo që shkonte diskriminohej si grua ».

Rosa Parks, aktiviste afro-amerikane për të drejttat e njeriut që në vitet ’50 sfidoi izolimin racor renditet në vend të dytë. Pas saj vjen Emmeline Pankhurst, që në 1903 themeloi Women’s Social and Political Union që luftoi për votën e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vendin e katër gjejmë Ada Lovelace, njeriun e parë në botë që programoi një kompiuter. E ndjek Rosalind Franklin, kimiste dhe fizikane britanike që arriti të tregojë se AND-ja ka një strukturë helikore të dyfishtë. Klasifikimi vijon me Margaret Thatcher, që ka qenë gruaja e parë e ngarkuar me postin e Kryeministres në Angli.