MENU
klinika

Kursime të konsiderueshme!

Materiali zëvendësues i ajrit të kondicionuar

20.08.2018 - 13:37

Ky material i ri mund të zëvendësojë ajrin e kondicionuar, të ndihmojë në uljen e sasisë së çliruar të dioksidit të karbonit, si dhe të kursejë para.
Ky shirit transparent përdor ZERO energji dhe i krijon mundësi rrezatimit diellor të depërtojë në të.
Krijuesit e tij shprehen se mund ta ruajë temperaturën e shtëpisë në 20 gradë Celsius kur jashtë shtëpisë temperatura shënon 37 gradë.
Shiritat TPX janë lehtësisht të prodhueshëm dhe kushtojnë thuajse 50 cent për metër katror.

6 për qind e energjisë së prodhuar në Amerikë përdoret për të furnizuar njësitë e ftohjes së ajrit dhe numri i kondicionerëve në botë pritet të arrijë 1.6 miliard deri në vitin 2030.
Shiritat TPX përdorin një proces të quajtur “ftohje me rrezatim” për të ulur temperaturat. E merr nxehtësinë nga sipërfaqja dhe e rrezaton në ajër.
Atmosfera u lejon disa valëve me gjatësi të caktuar të rrezatimit infrared që të shpëtojnë. Kësisoj, nëse mund të orientohet nxehtësia e tepërt në gjatësinë e duhur valore mund të shpëtohet lehtësisht prej saj.
Ka ende shumë pengesa për kryerjen me sukses të plotë të këtij procesi të ri.
Është i shtrenjtë dhe i vështirë për t’u ekonomizuar, por ama mund të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për kursimin e energjisë.
Ajri i kondicionuar është i etur për energji dhe kërkesa për të sa vjen e rritet.
Ky material plastik i ri mund të na mbajë freskët dhe pa i kushtuar më shumë tokës.

Kushtet që duhet të plotësohen

Pensionet familjare, kush përfiton?

Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas

Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë

Si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes