MENU
klinika

Një vizitë së shpejti

Merkel, muza edhe e nigerianëve

30.08.2018 - 12:18

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka planifikuar një vizitë në Abuja të kryeqytetit të Nigerisë të premten. Por çështjet si emigrimi dhe riatdhesimi nuk do të jenë në axhendë. Merkel shpreson të mirëpritet pasi Gjermania dhe kancelari i saj konsiderohen partnerë të besueshëm ndërkombëtarë.

“Ajo është një grua që kujdeset dhe po ndihmon Nigerinë për të ndërtuar një qeveri demokratike të bazuar në modelin gjerman” tha Sara Muhammed, një studente që po mëson gjermanisht në Institutin Goethe në Lagos për DW.

Merkel së pari do të takohet me presidentin e Bashkësisë Ekonomike të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS), Jean-Claude Brou, për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mëtejshëm midis Gjermanisë dhe komunitetit të 15 vendeve.

Fokusi kryesor i Merkelit do të jetë në çështjet ekonomike dhe në një takim me presidentin nigerian Muhammadu Buhari.

“Qeveria gjermane interesohet për mënyrën se si funksionojnë gjërat në Afrikë” tha për DW biznesmeni Isaac Amos, i cili është anëtar i Shoqatës Nigeriane të Biznesit Gjerman (NGBA).

Gjithashtu në axhendën e Merkel gjatë kohës së saj të shkurtër në Nigeri është një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Moisiu Siasia, i cili themeloi Forumin Nigerian të Profesionistëve të Rinjë (NYPF), mendon se do të jetë e domosdoshme për Merkelin që të flasë edhe me nigerianët e rinj. Në Nigeri, 62 për qind e popullsisë është nën moshën 25 vjeç.

Këto takime janë parë si një mesazh i rëndësishëm për të rinjtë  që kanë tendencën për tu frymëzuar nga të tillë personazhe.

“Isha shumë i emocionuar kur u zgjodha si një sipërmarrës i ri për të marrë pjesë në një takim me presidentin francez Emmanuel Macron kur ai ishte në Nigeri”, thotë Siasia, një vajzë e re nigeriane . Drejtori menaxhues i Organizatës së Integritetit, Soji Apampa, i cili ka punuar për masat kundër korrupsionit që nga viti 1995, ka rekomandimet e tij për Merkelin gjatë kohës së saj në Nigeri. “Mesazhi im për Merkel është § të përqendrohet tek tregtia”, tha ai për DW. Por shpresoj se do të mendoni për tregtinë nga baza, jo vetëm për korporatat e mëdha. Po, ne kemi nevojë për biznes me korporatat e mëdha, por kjo nuk mjafton për të bërë një ndryshim nisur nga popullsisa që Nigeria ka.

Vizita e Merkelit në Nigeri përkon me një vizitë tjetër nga kryeministrja britanike Theresa May.

Vizita e Majit lidhet disi me Brexit dhe vendosjen e marrëveshjeve sa më shpejt të jetë e mundur me ish-koloninë britanike.

Aisha Yesufu, një nga aktivistet më të shquara të Nigerisë nga lëvizja “Bring Back Our Girls”, shpreson që Merkel të flasë me jo vetëm për çështjet ekonomike, por edhe për vajzat Chibok. Pasi u rrëmbyen në mes të prillit 2014, 112 vajza janë ende në kthetrat e grupit ekstremist, Boko Haram. Çdo ditë protestohet për lirinë e tyre. Çështja është ngritur edhe në takimet e mëparshme me politikanët e tjerë që kanë ardhur për vizitë.

Vizitat e Merkel dhe May po shihen gjithashtu si një mesazh për njerëzit që dominojnë politikën nigeriane.

“Sigurisht shpresoj që presidenti ynë të kuptojë tani, se vendi i një gruaje nuk është në kuzhinë” shprehet një vajzë e re.

Merkel në Nigeri mbetet një shembull për të rinjtë, si dhe një shpresë se ndoshta politikanët në vend do të marrin gjithashtu shembull prej saj.