MENU
klinika

Nis ndërtimi i Rrugës së Arbrit

Merr ‘jetë’ Rruga e Arbrit/ Hapet tuneli i parë

16.08.2018 - 18:43

Sot, është hapur një nga tunelet e Rrugës së Arbrit. Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, i cili monitoroi nga afër punimet, tha se tuneli është 500 metra i gjatë.

Qeveria e Edi Ramës, e ka mbajtur premtimin dhe e ka nisur seriozisht punën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Vazhdon me intensitet të lartë puna në kantierin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit. Ditën e djeshme u shënua dhe hapja e tunelit T5 që është 500 meter i gjatë dhe ndodhet në fshatin Fshat të Klosit. Përtej këtij tuneli do të fillojë ndërtimi i Urës së Vashës e cila do të kryejë lidhjen me anën tjetër të rrugës në drejtim të Bulqizës.”-tha Gjiknuri.

Ndërtimi i Rrugës së Arbrit, është një premtim i kryeministrit Edi Rama, ku u zotua në në fillim të mandatit të tij të dytë qeverisës, do të nisin punimet për këtë aks rrugor.
Zona e Dibrës ia ka kërkuar disa herë ndërtimin e kësaj rruge, kreut të qeverisë dhe mesa duket, ky investim tashmë po merr jetë.

Para pak muajve, qeveria firmosi kontratën për fillimin e punimeve me firmën private “Gjoka Konstruksion” plot 240 milionë euro, ku u tha se punimet do të nisin brenda 2018-ës.

“Shqipërisë nuk i takon t’i shkelë syrin Beogradit”

Ish-ministri Bushati: As pas 100 vitesh Serbinë s’mund ta kemi mik

Presidenca e Kosovës i përgjigjet deklaratave të Ramës

“KFOR-i mbështet institucionet, nuk merr përsipër sigurinë në vend”

"Pati një ndarje të thellë brenda opozitës…!"

Raporti final i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 14 majit ishin të mirëorganizuara

Rama reagon sërish për sulmet në Veri: Atyre në Prishtinë u rikujtoj se…

“Aleanca euro-atlantike na dha gatishmëri që KFOR të marrë kontrollin në veri”