MENU
klinika

Mbreti i Pop-it

Michael Jackson fiton dhe më shumë para pas vdekjes!

29.08.2018 - 21:48

Mbreti i Pop-it, Michael Jackson është duke fituar më shumë para tani që nuk jeton më, se sa në periudhën kur ishte gjallë!

Pikërisht këtë të mërkurë, që përkonte dhe me ditëlindjen e 60-të të këngëtarit, u zbulua që fitimet bruto që nga vdekja e tij, i kalojnë 900 milionë dollarë, sipas “The Mirror”.

Vetëm pak muaj para vdekjes, Jackson ishte shprehur se ai dhe tre fëmijët e tij, Paris, Prince dhe Blanket, ishin duke jetuar si “vagabondë”, sepse ai kishte borxhe që arrinin vlerën e 500 milionë dollarëve. Dhe tani, ndryshe kur ishte këngëtari gjallë, fëmijët e tij janë duke bërë jetë luksoze dhe mbushur me pushime.

Sipas një dokumenti të paraqitur në një gjykatë të Los Angeles në vitin 2015, 6 vite pas vdekjes së tij, ai arriti të fitonte 2.4 milionë dollarë vetëm nga të drejtat botuese. Ajo që i dha më shumë të ardhura gjatë të njëjtës periudhë ishte kompania “Triumph International”, 18.8 million dollarë.

Me gjithë këto fitime, janë zbuluar dhe disa shpenzime të bëra. 10.8 milion$ janë shpenzuar për shtëpi për fëmijët e Jackson, si dhe më shumë se 85.000 dollarë në një Cadillac Escalade për ekipin e tyre të sigurisë. Gjithashtu për nënën e tij 88-vjeçare, Katherine janë shpenzuar 1 milion dollarë për fatura dhe kurime shëndetësore dhe një shumë e konsiderueshme, 250 milionë dollarë për shtëpinë e saj.

Pasuria akoma më e madhe që ka lënë mbreti i Pop-it , janë këngët që nuk do vdesin kurrë!

Bota do e kishte dashur padyshim në jetë dhe me borxhe, sesa një pasuri në rritje që gëzojnë sot pasardhësit e tij, por pa të në jetë.