MENU
klinika

Kuqezinjtë në merkato

Milan prezanton dy blerjet e fundit, ka edhe largime

17.08.2018 - 14:04

Milani e deklaron merkaton e kësaj vere të mbyllur, në hyrje: “Me ardhjen e Bakayoko, Castillejo dhe Laxalt, AC Milan i përfundon operacionet hyrëse të kësaj sesioni të merkatos” – është postimi i klubit kuqezi në rrjetet sociale.

Milan përsos anën e majtë me blerjen e Diego Laxalt, i cili përshëndeti Genoa dhe bëhet pjesë e kuqezinjve në fund të një negocimi të shpejtë, të udhëhequr nga dyshja Leonardo-Maldini.

Lojtari uruguajan arrin si blerje përfundimtare. Lajmi u njoftua nga faqja zyrtare e kuqezinjve, që kanë depozituar kontratat e përgjithshme me lojtarin.

Një operacion që kushton 14 milionë euro, plus 4 milionë të tjera në formë bonusesh. 11 milionë do të jetë “mbulimi i detyruar” i shpengimit të hershëm nga Genoa, duke përfshirë në marrëveshje edhe Gianluca Lapadula.

Diego Laxalt dhe Samuel Castillejo Azuaga

“AC Milan njofton se ka fituar drejtpërdrejt nga Villarreal të drejtat e sulmuesit Samuel Castillejo Azuaga (“Samu”) dhe nga Genoa shërbimet e mesfushorit Diego Sebastian Suarez Laxalt (“Diego”), – thuhet në njoftimin për shtyp të “Djallit”.

Eshtë gati një kontratë prej katër vitesh, me përfitim 1.3 milionë euro neto në sezon për ish-anësorin e majtë të Genoa. Castillejo merr rrugën e kundërt të Carlos Bacca:

“Klubi njofton transferimin e njëkohshëm e të drejtpërdrejtë të sulmuesit Carlos Arturo Bacca Ahumada te Villarreal CF dhe të Gianluca Lapadula në mënyrë përfundimtare të plotë te Genoa. Milan dëshiron t’i falënderojë të dy lojtarët për profesionalizmin e tyre të demonstruar, duke u uruar arritjet më të mira sportive në vazhdim”.