MENU
klinika

Serie A, Java 3

Milan, sa vuajtje për tri pikët e para!

31.08.2018 - 22:52

Pas humbjes ndaj Napolit, Milan ka marrë 3 pikët e para të kampionatit në frymën e fundit. Kuqezinjtë, në fakt, kanë arritur të mundin 2-1 Roma-n e Di Francesco-s falë një goli të Cutrone-s në minutën e 95-të.

Ka qenë Calabria, mbrojtësi që shënoi edhe kundër Napoli-t, ai që ka krijuar rastin e parë të rrezikshëm të sfidës së luajtur në “San Siro”. Lojtari ka marrë një passim të bukur nga Calhanoglu në zonën e rreptësisë, por goditja e tij ka shkuar sipër traversës.

Në minutën e 35-të ka ardhur përgjigja e miqve, të cilët kanë shkuar afër golit me Patrick Schik, por Donnarumma ka shpëtuar portën me një pritje të bukur. Pesë minuta më vonë ka ardhur goli i Kessie që ka zhbllokuar takimin dhe ka kaluar në avantazh skuadrën e Gattuso-s.

kolana e librave

Pak pas fillimit të pjesës së dytë ka qenë Edin Dzeko që ka shpërdoruar një rast të artë, me topin që ka përfunduar afër shtyllës së majtë. Problemet e treguara nga kuqezinjtë në mbrojtje, në takimin kundër Napoli-t, janë parë edhe në minutën e 59-të, kur Fazio ka barazuar për verdhekuqtë pasi mbrojtja vendase nuk ka arritur të largojë topin në mënyrën e duhur nga zona e rreptësisë.

Gjithsesi, 3 minuta më pas Milan është kthyer në avantazh me Gonzalo Higuain, por goli është anuluar pas ndërhyrjes së VAR, që ka qenë përsëri protagonist në minutën e 81-të, duke anuluar golin e realizuar nga N’Zonzi, që ka kontrolluar topin me dorë para se ta dërgonte në rrjetë.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej barazim, ka ardhur goli i Cutrone që i ka dhuruar një fitore shumë të rëndësishme vendasve. Pas një asisti perfekt nga Higuain, sulmuesi i ri i “Djallit”, ka mposhtur me lehtësi Olsen dhe i ka dhuruar 3 pikët milanezëve.