MENU
klinika

Vendimi i qeverisë

Miratohet marrëveshja, 16 mln dollarë për aksin Tiranë-Elbasan

29.08.2018 - 16:59

Qeveria shqiptare ka miratuar sot me Vendim të këshillit të Ministrave, marrëveshjen e huasë për riparimet emergjente të rrugës Tiranë-Elbasan.

Sipas VKM-së së publikuar sot, qeveria shqiptare do të marrë 16 milionë dollarë borxh, për të investuar në riparimin e këtij aksi rrugor.

Këtë hua qeveria do ta marrë nga Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), ndërsa bëhet fjalër për rehabilitimin e aksit rrugor, në dalje të tunelit, ku një masiv shkëmbor është shembur prej disa kohësh.

Aksi Tiranë-Elbasan ka filluar ndërtimin prej kohësh, ndërsa në pranverën e 2013-ës u hap edhe tuneli i Krrabës, por që prej asaj kohe, mbillja e punimeve është shtyrë në mënyrë të vazhdueshme dhe janë miratuar disa herë fonde shtesë.

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT OPEC PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (OFID), PËR PROJEKTIN E PUNIMEVE PËR RIPARIME EMERGJENTE TË AUTOSTRADËS TIRANË-ELBASAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), për projektin e punimeve për riparime emergjente të autostradës Tiranë-Elbasan, në shumën prej 16 000 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë) USD-sh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

VOA: S’ka shpresë që çështja mund të shkojë drejt zgjidhjes

‘Venecia’ për mandatin e Olta Xhaçkës/ “Mazhoranca dhe opozita, lexime të kundërta!”

“Përgëzime të përzemërta për liderin e PD-së!“

Lirimi i Sali Berishës, reagon nga qelia Ilir Meta

Vrasja e 14-vjeçarit që tronditi opinion publik

Karamuço: Mjeku bëri mrekulli me fëmijën e dytë…

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë