Franca planifikon t’i ndalojë dyqanet të hedhin veshjet që nuk kanë arritur t’i shesin gjatë shitjeve sezonale.
Ky vend hedh 700 mijë tonë veshje çdo vit dhe më pak se një e katërta e kësaj sasie riciklohet.
Duke i detyruar dyqanet t’i dhurojnë rrobat që kanë ndër mend t’i hedhin ndihmohen shumë njerëz në nevojë, si edhe reduktohen ndotjen ambientale.
Për të prodhuar një bluzë pambuku nevojiten 2700 litra ujë, e njëjta sasi uji që një person pi në dy vite e gjysmë jetë!
Një ton rrobash të ricikluara mund të kursejë 11 tonë dioksid karboni të çliruar.
Sipas Fashion Network, Evropa hedh katër milion tonë veshje, ndërsa pesë milion tonë hidhet përsëri në treg në baza vjetore. Vetëm në Francë, ato përfaqësojnë 17.5 për qind të këtyre mbeturinave, dhe vetëm 22.9 për qind e asaj që është hedhur është ricikluar.
Në vitin 2016, Franca ishte vendi i parë në botë që dënonte me ligj shpërdorimin e ushqimit.
Pas rritjes së numrit të personave që rrëmonin në koshat e plehrave të supermarketeve, disa syresh i kyçën koshat e tyre dhe shkatërruan ushqimet që ndodheshin në to. Kësisoj, qeveria miratoi një ligj të ri, sipas të cilit dyqanet duhej të dhuronin çdo ushqim të pashitur brenda datës së tij të skadimit.
Tanimë Franca është shndërruar në vendin që shpërdoron më pak ushqim në botë.
Një ligj i ngjashëm pritet të miratohet edhe për veshjet në vitin 2019, ndërsa mbetjet elektronike, imobiliare dhe ato nga industria e hoteleve pritet të jetë synimi i ardhshëm.
Burimi: World Economic Forum