MENU
klinika

Infrastrukturë e amortizuar

Në rrugët e harruara të fshatit Çinar

22.08.2018 - 16:13

Në Çinar të njësisë administrative Fier-Shegan nuk numërohen vitet por dekadat përgjatë të cilave nuk është ndërhyrë në rrugët e brendshme që lidhin lagjet e këtij fshati. Amortizimi i infrastrukturës i bën ato të pakalueshme, jo vetëm në stinën e verës ku shqetësim është pluhuri, por edhe në dimër ku moti ashpërsohet dhe rruga, nëse mund të quhet e tillë, mbulohet nga balta dhe ngricat.

Banorët tregojnë se shqetësimi i tyre deri më tani ka rënë në vesh të shurdhët. Në këtë fshat ku ndërhyrjet e fundit i takojnë periudhës së para viteve ’90-të, banorët duket se kanë humbur besimin se situata mund të ndryshojë.
“Kjo rrugë kështu ka që në kohën e Enver Hoxhës. Ti më thua mua të ngremë zërin, por nuk ke ku të shkosh. Nuk ka administratë fare ku t’i drejtohemi në 30 vjet”- thotë një banor i zonës. “Po sigurisht që na duhen rrugët, është minimalja që kërkojmë. Edhe këtë çakullin që duket tani është me forcat tona. Vetë i kemi shtruar sa për të mbytur pluhurin e baltën.”

Fshati Çinar është pjesë e njësisë administrative Fier-Shegan, që pas ndarjes territorale-administrative të vitit 2015 është pjesë e Bashkisë së Lushnjes. Kjo e fundit nuk ka bërë të ditur nëse ka planifikuar për këtë vit ndonjë investim për infrastrukturën e tij të brendshme.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier