MENU
klinika

Infrastruktura në Gjirokastër

Nis rikonstruksioni për sokakun e Hito Lekdushit

29.08.2018 - 16:23

Kush është nga Gjirokastra e di rëndësinë strategjike të sokakut të Hito Lekdushit, ndërsa kush vjen si vizitorë mëson se pa kaluar tek ky sokak nuk do të ketë mundësi të shkojë në Urën e Ali Pashës, një nga atraksionet historike që ofron qyteti i gurtë, dhe që çdo ditë frekuentohet nga shumë turistik. Ky sokak do t’i nënshtrohet punimeve të nisura tashmë në lagjen Dunavat.

I vendosur në pjesën e ‘atjelart’ të Gjirokastrës, ky sokak mban emrin e patriotit dhe luftëtarit të cetës së Çerçiz Topullit, Hito Lekdushi së bashku me Bajram Ligun qëlluan mbi Bimbashin në mes të Gjirokastrës. Jo vetëm historia por edhe funksionaliteti e bënin këtë sokak të rëndësishëm për banorët.

“Ky sokak ka qënë jashtë vëmendjes së instancave përgjegjëse për gati 30 vjet – thotë një nga banorët – “Kemi bërë ankesa dhe lutje të vazhdueshme, por askush na e ka vënë veshin deri më sot. Tani nisi ndërhyrja dhe më në fund që po bëhet se turistët vijnë deri këtu e kthehen mbrapsht vetëm prej infrastrukturës së amortizuar” – tregon më tej ai.

Rruga Hito Lekdushi aktualisht po i nënshtrohet restaurimit total të saj ku çdo element do të ruajë traditën shekullore të Gjirokastrës. Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiakja Zamira Rami bëri me dije se pas këtij sokuka pritet të nis puna edhe në rrugën “Selam Musai”, me qëllim që disa rrugicave të qytetit t’u kthehet dinjiteti personaliteteve, me emrat e të cilëve janë pagëzuar.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arrestohen 20 persona, ja për çfarë akuzohen!

Aksioni i FNSH dhe RENEA-s në gjithë Shqipërinë

Çfarë kërkon pala greke prej tyre?

Sërish radhë udhëtarësh shqiptarë në Kapshticë

Gjirokastër/ Dyshohet se u rrah nga…

Dhunohet e bëhet për spital e moshuara

Ngjarjet e fundit kriminale, reagon ministri Lleshaj

“Nuk shembet Shqipëria, për një ngjarje, as për dy…”