MENU
klinika

Festival dhe Traditë

Një himn për folklorin në Lunxhëri

16.08.2018 - 19:42

Fshati Dhoskat në krahinën e Luxhërisë në Gjirokastër mbledh çdo vit shumë vizitorë të cilët zgjedhin të marrin pjesë si artistë apo si dashamirës të artit në festivalin kulturor që ka marrë jetë disa vite më parë duke i dhënë më shumë famë kësaj zone në jug të vendit. Kjo ngjarje shërben për të rikthyer në tokën e lindjes edhe bijtë e bijat e Lunxhërisë të larguar jasht atdheut. Ata shijojnë pjesët më të mira nga folklori i jugut.

Ekspozita e pikturës, panairi kulinarisë, veshjet karakteristik lunxhëriote si dhe zërat e intepretuesve të polifonisë u gërshetuan më së miri me disa nga grupet e mbërritura nga Saranda, Dropulli, Tepelena, Kavaja dhe Janina për t’iu bashkuar valleve dhe kengëve tradicionale që u ngjitën në skenën e improvuar në qendër të Dhoskatit.

Në këtë event nuk mungoi dhe pjesëmarrja e autoriteteve drejtuese vendore dhe qëndrore pasi Dhoskati është perfshirë në listën “100 fshatrat turistikë” një prej arsyeve të shumta për të cilën kjo zonë e Gjirokastrës ka mbështetur me investime të shumta. Festivali është një mundësi e mirë për të mbajtur vëmendjen e të gjithë turistëve të Gjirokastrës në Lunxhërine e traditave të mira të mikëpritjes dhe kulinarisë që bën për vete çdo vizitor të huaj.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë