MENU
klinika

Muzeu i Armëve në Gjirokastër

Një muze i ndarë më dysh

29.08.2018 - 16:06

Të gjitha janë mbledhur në zemër të “Argjiros”, kalasë madhështore të Gjirokastrës që ka shumëçka për të treguar, përfshi dhe armët. Pikërisht në një pjesë të mjediseve të kësaj kalaje është vendosur dhe Muzeu i Armëve, të cilin jo të gjithë kanë pasur mundësinë ta njohin nga afër.

I menaxhuar nga dy institucione të ndryshme, çdo vizitor për të hyrë në dhe për të parë këtë muze duhet të paguajë një biletë të dytë, paçka se të parën e ka paguar që në hyrje të kalasë. Me vlerën e 300 lekëve të reja, shuma e arkëtuar nga biletat e muzeut shkojnë në bashkinë e qytetit që menaxhon të gjitha muzetë e Gjirokastrës, ndërsa bileta në hyrje të kalasë shkon në arkën e Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Edhe pse nuk janë ‘gjirokastritë’ shumica e turistëve rezulton të mos presë biletën e dytë, duke mos kuptuar tarifimin e dyfishtë, në këndvështrimin e tyre. Pa ditur se ajo çka humbasin është një pjesë e mirë e historisë të periudhës mesjetare e cila shpaloset përmes llojit të armatimeve, për të vijuar me LANÇ-in, armë të kalibrave të ndryshëm apo edhe dokumente që i kanë rezistuar kohës.

“Mos të hysh në muze, është njësoj si të mos kesh vizituar fare këtë kala” – shprehet drejtori i muzeut të armëve, Besnik Shehu, drejtor i muzeut të armëve, muze që gëzon statusin kombëtar. Ky muze ka rënë pre e vjedhjeve disa herë rresht sidomos gjatë dekadës së viteve ’90 ku pjesa më dërrmuese e armëve apo relikeve me vlerë janë kontrabanduar jashtë kufijve të Shqipëris, ndërsa hetimet janë arkivuar pa autorë.

Një menaxhim i unifikuar do të nxiste një performancë më të mirë të autoriteteve përgjegjëse në drejtim të mirëmbajtjes së muzeut. Në mënyrë që galeria e topave, aeroplani, kulla e sahatit, skena gjigante e festivalit dhe bedenat e shumta të mos mbeten të vetmet detaje me të cilat njihen turistët në pjesën e jashtme të ambjenteve të kështjellës, e për syrin e një turisti ngelen detaje apo elementë pa histori.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Beteja e monumenteve me kohën

Thellohen çarjet në muret e “Argjiros”


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë