Me këtë term ekonomistët përshkuajnë atë që mund ta kishe, por s’e ke, pse ke investuar diku tjetër.
Një shembull: veteranët e rremë të UÇK-së qenka llogaritur se i kushtojnë buxhetit të Kosovës rreth 40 mil euro në vit. Kostoja alternative — përllogaritur këtu poshtë me nivelet e vitit 2017 — ilustron se ç’mund të financonte shteti me ato fonde në çdo vit:
2 buxhete te QKUK, ose
26 shkolla te reja me pajisje komplete, ose
330 qendra mjekesore (ambulanca) te reja, ose
322 qendra te reja te mjekesise familjare, ose
5700 pajisje te ultrazerit per gra shtatzena, ose
2200 fusha te reja sportive për fëmijët
Në terma të personelit, 40 mil euro do të mjaftonin për të financuar çdo vit
72.200 nëpunës publikē, ose
80.000 mësues, ose
66.600 mjekë specialistë, ose
133.000 infermiere, ose
470.580 subvencione rrogash për të papunët e nivelit dy (gjysma e rrogës minimale deri 170€)
Ata që kanë gënjyer në lista nuk janë heronj. Janë pjesëmarrës në krim të organizuar, e armiq të brendshëm të Kosovës. Të gjithë e kanë vendin në burg.
Shqiptar Oseku