MENU
klinika

Transferimi i Juventus

Një yll i Real Madrid mund ta ndjekë Cristiano Ronaldon…

08.08.2018 - 16:34

Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo dëshiron që shoku i tij ta ndjekë, duke kaluar, nga Real Madrid, te Juventus.

Ronaldo kompletoi një transferim të bujshëm për 100 milionë euro në fillim të muajit korrik dhe tani mund të ndiqet edhe nga braziliani Marcelo.

Të dy kanë qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe tani, sipas “Tuttosport”, portugezi ka kërkuar që mbrojtësi i majtë të jetë sërish në ekipin e tij.

Gazeta italiane shkruan se Juventus ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për Marcelo, i cili do t’i thotë “po” kalimit te skuadra e Allegri, pikërisht i bindur nga Ronaldo.

Juventus do ta krijojë këtë fond pas shitjes së Alex Sandro te Paris SG. Kësisoj, pas Ronaldo, Zidane dhe ndoshta Modric, një tjetër “yll”, nga ekipi që fitoi katër Champions në pesë vjet, mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”.