MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Nuk është thashethem, Grezda te Rangers

28.08.2018 - 11:48

Lajmi se Eros Grezda mund të transferohet nga Osijek drejt Rangers në Skoci duket se nuk është thashethemi i zakonshëm i ditëve të fundit të merkatos së verës.

Mediat britanike thuajse e bëjnë fakt të kryer transferimin e mesfushorit, i cili sipas tyre, ka udhëtuar drejt Skocisë që ditën e sotme. Klubi skocez është i ndërgjegjshëm që mesfushori shqiptar ka kaluar një dëmtim së fundmi e për këtë arsye do të zhvillojë vizita të hollësishme mjekësore.

Eros Grezda
eros grezda

Rangers kërkon që së pari të shohë gjendjen e futbollistit para se të vendosë nëse do të shpenzojnë rreth 3 milionë euro për kartonin e tij. Sipas “Sky Sports”, Grezda ishte që të hënën pasdite në Glasgou, për të kontaktuar me klubin skocez dhe për të kryer testet e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu, në rast se do të bëhet pjesë e skuadrës së njohur skoceze e cila drejtohet nga Steven Gerard, Grezda më parë duhet të aplikojë për leje pune, siç parashikojnë rregulloret në këtë vend.