MENU

Trajneri i Kombëtares në hall

Panucci bën prapakthehu, merr Ansi Agollin

22.08.2018 - 13:16

Christian Panucci deklaroi pak javë më parë se një nga gabimet e tij në karrierë si lojtar, ishte që la Realin e Madridit për Interin. Por, me sa duket, jeta vazhdon t’i japë leksione të hidhura italianit edhe tani që është trajner.

E mbani mend kur trajneri i Kombëtares i përmendte Ansi Agollit se “do të ishte 38 vjeç kur të niste Europiani i ardhshëm”? Epo ja që fjalët i merr era…

Burime të sigurta pranë FSHF-së dhe stafit të Kombëtares bëjnë me dije se Panucci ka ndërmend të rikthejë mbrojtësin e majtë në Kombëtare, ndikuar kjo edhe për faktin se trajneri nuk po gjen një zëvendësues ideal.

nsi Agolli dhe Christian Panucci
nsi Agolli dhe Christian Panucci

Panucci është vënë nën presion të madh pas paraqitjeve të Kombëtares në dy ndeshjet e fundit. Më shumë sesa humbjet, Shqipëria ka zhgënjyer me lojë.

Pikërisht për këtë motiv, por edhe prej një klime të acaruar brenda skuadrës, Panucci ka vendosur të rikthejë Agollin në ekip dhe nuk është çudi që ish-kapiteni të rikthehet në fushë nga minuta e parë në ndeshjen kundër Izraelit më 7 shtator.