MENU
klinika

Kuqezinjtë pa ekip dhe dëmtime

Panucci në “hall”, dëmtohet edhe një tjetër

20.08.2018 - 11:11

Duket se shtatori do ta gjejë me plot problem Kombëtaren shqiptare të futbollit. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i Armando Sadikut, dje është dëmtuar edhe Odise Roshi, që luan në kampionatin rus.

Kështu, dy dëmtime të dy lojtarëve me peshë në ofensivën e kuqezinjve dhe tani barra mbetet te Cikalleshi. Odise Roshi, ka pësuar një dëmtim të rëndë, në ndeshjen që Ahkmat Gorzny luajti kundër Rubin Kazan.

Dyshohet se Odise Roshi ka dëmtim në ligamentete. Gjatë kësaj të hëne mesfushori do t`i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të mësuar më shumë rreth dëmtimit të tij.

Nëse vizitat mjekësore do të nxjerrin pikërisht dëmtimin e ligamentit, atherë mesfushori do të jetë i detyruar të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Arlind Ajeti e Mergim Mavraj
Arlind Ajeti e Mergim Mavraj

Por nuk mbarojnë këtu hallet për trajnerin e Shqipërisë, Christian Panucci. Me sulmin e gjymtuar, merr dhe një goditje tjetër, pasi Arlind Ajeti i bashkohet Mërgim Mavrajt pa ekip.

konica sportkonica sport mobile

Dy qendrat e mbrojtjes janë pa skuadër. Mediet italiane bëjnë me dije se 24-vjeçari ka prishur kontratën me skuadrën e Torinos dhe tashmë është një lojtar i lirë në treg.

Kontrata e futbollistit skadonte me 19 qershor 2019, por shqiptari ka vendosur të mos qëndrojë te skuadra e “demave”. Ai ishte jashtëplaneve të trajnerit Walter Mazzarri dhe nuk kishte vend as në ekip, pasi formacionin e shihte me “dylbi”.

Në kushte të tilla, 24-vjeçari preferoi të linte Torinon pas 3 sezonesh. Karriera e tij te italianët nuk shkoi si duhet, pasi ka luajtur në total 4 ndeshje, nga të cilat 3 si titullar. Sezonin e shkuar u huazua te Crotone, pasi nuk gjeti hapësira.

Mbrojtësi mbetet në merkato dhe i duhet të luftojë me kohën, pasi në ligat kryesore të Europës merkatoja ka mbaruar, ose ka dhe pak ditë. Crotone dhe Perugia shfaqën interesim për të, por nuk u gjet gjuha e përbashkët.