Partizani prezantoi sot futbollistin më të ri të klubit, që shihet si një nga goditjet më të mira. 18-vjeçari Besnik Ferati do të jetë futbollisti më i ri i “demave” dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega.
Lojtari vjen nga të rinjtë e Shkupit, por është pjesë dhe e kombëtares së Maqedonisë U-19. Duket se klubi i Partizanit po investon edhe për të ardhmen, duke dashur të afrojë sa më shumë talente.
NJOFTIMI I PARTIZANIT
“Besnik Ferati firmos kontratë katër vjeçare. Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me lojtarin Besnik Ferati. Mesfushori i talentuar ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Partizanin. 18 vjeçari Ferhati është formuar në ekipin e FC Shkupi.
Mesfushori i të gjitha ekipeve përfaqësuese të moshave të Maqedonisë, është prezantuar në ambjentet e klubit dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës“, – shkruhet në njoftimin e klubit të “demave”.
Afrimi i Feratit konfirmon dhe njëherë dëshirën e “demave” për t’u besuar të rinjve. Të mos harrojmë Hebajn, Malën, apo Asanin dhe Bardhin që janë futbollistë me moshë të re.