MENU
klinika

Artet marciale mikse

Pas UFC, Rousey kampione edhe në WWE

20.08.2018 - 16:58

Kampione e dyfishtë, një histori suksesi që pak arrijnë ta bëjnë në artet marciale, për më tepër kur ndeshen femrat.

Suksesi i fundit vjen nga Ronda Rousey, e cila pas kalimit në prill të këtij viti në sportin e WWE-së (World Wrestling Entertainment), për herë të parë arrin të marrë një titull në këtë disiplinë sportive.

Ajo sportistja e tretë në histori që arrin të shpallet kampione në të dyja këto sporte. Në eventin e WWE Raw Women’s Championship, kampionia amerikane mposhti Alexa Bliss në një sfidë 5-minutëshe, duke mundur me “armbar” rivalen dhe i rrëmbeu titullin.

Ish-kampionia e UFC-së bëri një paraqitje më të mirë se rivalja e saj edhe pse dueli ishte në përgjithësi i bukur, por Rousey tregoi edhe një herë aftësitë e saj të përvetësuara nga sporti i artëve marciale mikse.

Me këtë sukses, Rousey ndjek dy legjenda të tjera të sporteve luftarake që shpallen kampionë në të dy sportet, UFC dhe WWE si Ken Shamrock e Brock Lesnar, por është e para femër që e realizon një gjë të tillë.