MENU
klinika

Këshilla e të atit për Strakoshën

Penalltitë, sekreti i Fotos për të birin

22.08.2018 - 11:56

Një ditë më parë vetë Igli Tare thurte elozhe për portierin e Lazios, Thomas Strakosha, duke pohuar se ai vlen shumë dhe se klubi nuk mund të lërë një xhevahir të tillë.

Strakosha u konfirmua sezonin e kaluar, duke shuar çdo dyshim në lidhje me aftësitë e tij, ku përveç fitores 2-1 ndaj Juventusit, ai arriti të priste edhe një penallti të goditur nga Paulo Dybala.

Dhe në fundjavë rikthehet Juventus-Lazio. Por nëse vjet ishte Higuain dhe Dybala, këtë sezon bardhezinjtë duken shumë më të frikshëm, pasi në sulm është një yll si Cristiano Ronaldo.

foto strakosha dhe Thomas
foto strakosha dhe Thomas

Duke ditur statistikat dhe forcën që Ronaldo ka, natyrisht që puna për Strakoshën do të jetë më e vështirë dhe në këto kushte, do të duhet të shohë shumë video për të kuptuar më mirë teknikat që përdorur Ronaldo.

Strakosha duhet të mësojë se si portugezi gjuan goditjet e dënimit, ashtu edhe penalltitë. Për këto të fundit, Strakosha ka një recetë të veçantë, të cilën ia ka dhënë vetë babai i tij, Foto Strakosha.

“Babai më ka thënë që të pres deri në momentin e fundit para se të hidhem. Kjo nuk i referohet vetëm penalltisë së Dybala-s”, u shpreh Strakosha teksa pyetej në lidhje me penalltinë e pritur.