MENU
klinika

Shorti në Montecarlo

Përcaktohen grupet e Champions League

30.08.2018 - 19:21

U hodh në Montecarlo shorti i fazës me grupe të Champions League për edicionin 2018/19…

Real i Madrid, fitues i tre edicioneve të fundit të kësaj veprimtarie do të jetë në Grupin G, bashkë me Roma, CSKA Moskë dhe Plzen. Ndërkohë, “grupi i hekurt” është ai B, ku do të jenë Barcelona, Tottenham, Inter dhe PSV Eindhoven.

I fortë është edhe Grupi C, ku Paris SG do të konkurrojë me Napoli, Liverpool e Crvena Zvezda.

Juventus ka gjetur Manchester United, Valencia dhe Young Boys, ndërsa Manchester City do të jetë në të njëjtin grup me Shakhtar, Lyon dhe Hoffenheim.

grupet e champions
grupet e champions

Bayern, Benfica dhe Ajax është një grup me ekipe të e kanë fituar Champions në të kaluarën, ndërsa atyre i shtohet edhe AEK.