Një pllakë e veçantë që daton në shekullin e V ose të VI të erës sonë ku ishte shkruar emri i kishes së fshatit është zbuluar në sitin e Paleokastrës. Ekipi i arkeologëve të kryesuar nga Roberto Perna nga Universiteti i Maceratës në Itali tregon rezultatet e arritura në përfundim të këtij misioni tre mujor në fokus të të cilit ishin gërmimet në Teatrin e Hadrianopolit, Luginën e Drinosit, Paleokastrës dhe Melan.
“Siti i parë ku u punua me misionin italo-shqiptar në bashkëpunim me profesor Bërzhitën drejtorin e Institutit të Arkeologjisë në Tiranë, ishte siti i Palokastrës një sit shumë i rëndësishëm me vlera të jashtëzakonshme jo vetëm për arkeologjinë.”- thotë profesor Perna – “Gërmimet në Paleokaster na çuan drejt një gjetje të veçantë, pllaka me një dedikim për kishën paleokastriane të shekullit të V dhe të gjashtë” – bën me dije profesor Perna, ndërsa shton se këtë vit “është bërë edhe zbulimi i fortifikimeve të periudhës helenistike dhe bizantine në Melan, duke e shëndrruar edhe këtë vend në hartën e siteve të rëndësishme arkeologjike të Gjirokastrës”.
Ekspeditat italo-shqiptare në sitet e Luginës së Drinos, kanë nisur 13 vjet më parë dhe kanë zbuluar objekte identifikuese të periudhës së hershme të Bizantit dhe Helenizmit.