MENU
klinika

Zbulime të reja arkeologjike

Përfundon ekspedita italo-shqiptare në Paleokastër

14.08.2018 - 22:49

Një pllakë e veçantë që daton në shekullin e V ose të VI të erës sonë ku ishte shkruar emri i kishes së fshatit është zbuluar në sitin e Paleokastrës. Ekipi i arkeologëve të kryesuar nga Roberto Perna nga Universiteti i Maceratës në Itali tregon rezultatet e arritura në përfundim të këtij misioni tre mujor në fokus të të cilit ishin gërmimet në Teatrin e Hadrianopolit, Luginën e Drinosit, Paleokastrës dhe Melan.

Siti i parë ku u punua me misionin italo-shqiptar në bashkëpunim me profesor Bërzhitën drejtorin e Institutit të Arkeologjisë në Tiranë, ishte siti i Palokastrës një sit shumë i rëndësishëm me vlera të jashtëzakonshme jo vetëm për arkeologjinë.”- thotë profesor Perna – “Gërmimet në Paleokaster na çuan drejt një gjetje të veçantë, pllaka me një dedikim për kishën paleokastriane të shekullit të V dhe të gjashtë” – bën me dije profesor Perna, ndërsa shton se këtë vit “është bërë edhe zbulimi i fortifikimeve të periudhës helenistike dhe bizantine në Melan, duke e shëndrruar edhe këtë vend në hartën e siteve të rëndësishme arkeologjike të Gjirokastrës”.

Ekspeditat italo-shqiptare në sitet e Luginës së Drinos, kanë nisur 13 vjet më parë dhe kanë zbuluar objekte identifikuese të periudhës së hershme të Bizantit dhe Helenizmit.

Probleme me energjinë elektrike

OSHEE lë në terr 400 familje në Gjirokastër

Rama ndan pamjet e atmosferës festive

Saranda ndez dritat e festave!

Bashkia, njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Vlora në pritje të reshjeve të dendura

Sa do paguajnë qytetarët

Rritet çmimi i ujit për 12 bashki

“Travel off Path”: Shqipëria, parajsa mesdhetare

Vlora, qyteti bregdetar i mbushur me brigje mahnitëse