MENU
klinika

Arsyet...

Përse evropianët pushojnë kaq gjatë?

23.08.2018 - 13:21

Për amerikanët behari europian është një gjysmëferr, me dyqane të mbyllura dhe rrugë të shkreta. Për këtë arsye, tek JStor Daily, një bibliotekë digjitale që mbledh artikuj akademikë dhe kërkime shkencore mund të gjesh një material që përpiqet t’i japë përgjigje pyetjes: Përse europianët bëjnë pushime kaq të gjata gjatë verës?!

Përgjigjen e jep një libër i historisë bashkëkohore i shkruar nga studiuesi Gary Cross, që në një kapitull rreket të shpjegojë se origjina e pushimeve të gjata nis mes dy luftërave botërore.

Para Luftës së Parë Botërore klasa punëtore nuk bënte pushime. Ditët pushim nuk paguheshin dhe sidoqoftënuk qenë të gjata mjaftueshëm sa për të ndërmarrë udhëtime të gjata.

Gjërat nisën të ndryshojnë në 1919 në Francë kur tipografët dhe furrtarët nisëm të stimulohen nga punëdhënësit me nga një javë pushime të paguara. Në 1925 gjashtë vende europiane kishin futur në fuqi ligje që rregullonin e përcaktonin ditët e pushimit që paguheshin.

Pushime përdoreshin qoftë si stimul por edhe si shpërblim që punonjësit të jepnin rezultate më të mira.

Gjatë viteve ’20 e ’30 pushime verore qenë një temë e shfrytëzuar nga organizatat politike të majta e të djathta për të modeluar shoqërinë e kohës.

“Labour” britanike organizonte aktivitete nëpër ekskursione apo klube sociale verore ndërsa janë të njohura nismat e fashizmit dhe nazizimit me istitute si Dopolavoro dhe Kraft durch Freude që inkurajonin patriotizmin përmes aktiviteteve sportive dhe vizitave në objekte historike apo natyrë.

Kësisoj u rrit interesi për të udhëtuar dhe njëkohësisht nisën të marrin jetë strukturat si hostelet rinore dhe kampet e pushimit.

Interesant është fakti se si e majta ashtu edhe e djathta, për arsye të ndryshme e mbështetën idenë e pushimeve vjetore. Për konservatorët ishte një mënyrë për të zbutur radikalizmin dhe pretendimet e punëtorëve, ndërsa e majta i konsideroi si një mënyrë e rëndësishme për transformimin e shoqërisë dhe të drejtave të njeriut.

Para se të niste Lufta e Dytë Botërore, pushimet ishin shndërruar në një objektiv ideologjik e në të njëjtën kohë në një shpërblim konkret për klasën punëtore.

Në vitet ’80 e më tej shumë vende europjane i garantuan punonjësve 5 javë pushime në vit të paguara.