MENU
klinika

Edhe vetë ekspertët gabojnë!

Pesë nga parashikimet ekonomike më të gabuara

16.08.2018 - 16:00

Historia ka treguar se ekspertët nuk janë shpesh më të mirë se personi mesatar kur flitet për parashikimin e së ardhmes.

Pasiguria i bën qeniet njerëzore të pakëndshme.mosditurit e asaj çka do të ndodhë në të ardhmen krijon një ndjenjë trazire në shumë njerëz. Kjo është arsyeja pse ne nganjëherë iu referohemi parashikimeve të bëra nga ekspertët kryesorë në fushat e tyre përkatëse për të marrë vendime në jetën tonë të përditshme. Për fat të keq, historia ka treguar se ekspertët nuk janë shpesh më të mirë se personi mesatar kur është fjala për parashikimin e së ardhmes. Dhe ekonomistët nuk bëjnë përjashtim.

Në vijim shtjellohen pesë parashikime ekonomike që kurrë nuk u realizuan.

1. Irving Fisher parashikoi një bum të tregut të aksioneve – menjëherë përpara krizës së vitit 1929

Irving Fisher ishte një nga ekonomistët më të mëdhenj të gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Kontributet e tij në shkencën e ekonomisë janë të ndryshme: marrëdhënia mes inflacionit dhe normave të interesit, përdorimi i indekseve të çmimeve ose ripërtëritja e teorisë së sasisë së parave janë disa prej tyre. Megjithatë, ai nganjëherë kujtohet nga një deklaratë fatkeqe që bëri në ditët para të goditjes së bursës së aksioneve të vitit 1929. Fisher tha se “çmimet e aksioneve kanë arritur atë që duket si një pika më e lartë (…) – duke shtuar – “pres që të shoh tregun e aksioneve shumë më lart brenda pak muajsh”. Disa ditë më vonë, tregu i aksioneve u rrëzua, me pasoja shkatërruese. Në fund të fundit, edhe gjenitë nuk përjashtohen nga gabimet.

2. Paul Ehrlich mbi “Bombën e Popullsisë”

Në vitin 1968, biologu Paul Ehrlich botoi një libër, ku argumentoi se qindra miliona njerëz do të vdisnin nga uria në dekadat e ardhshme si pasojë e mbipopullimit. Ai shkoi aq larg sa të thoshte se “beteja për të ushqyer të gjithë njerëzimin është e gjatë (…) asgjë nuk mund të parandalojë një rritje të ndjeshme të shkallës së vdekshmërisë në botë.” Sigurisht, parashikimet e Ehrlich nuk u realizuan kurrë. Që nga publikimi i librit, shkalla e vdekjes u zhvendos nga 12.44 për mijë në 1968 në 7.65 për mijë në vitin 2016 dhe nënushqyerja ka rënë në mënyrë dramatike edhe pse popullsia është dyfishuar që nga viti 1950. Rrallëherë në histori dikush ka qenë kaq i gabuar për të ardhmen e njerëzimit.

3. Depresioni i Madh i viteve 1990 që kurrë nuk ndodhi

Ekonomisti Ravi Batra arriti numrin një në Listën më të Shitur të The New York Times në vitin 1987 në sajë të librit të tij Depresioni i Madh i vitit 1990. Nga titulli, mund të konkludohet lehtësisht se cila ishte teza kryesore e librit, përkatësisht: Një krizë ekonomike është e afërt , dhe do të jetë e vështirë. Për fat të mirë, parashikimi i tij nuk u realizua. Në fakt, vitet 1990 ishte një periudhë e stabilitetit relativ dhe rritjes së fortë ekonomike, me rritjen e tregut të aksioneve në SHBA me një normë vjetore prej 18 për qind. Jo aq keq për një depresion ekonomik, apo jo?

4. Alan Greenspan mbi normat e interesit

Në shtator 2007, ish-kryesuesi i Rezervës Federale, Alan Greenspan, lëshoi një memoar të quajtur Era e Turbulencës: Aventura në një Botë të Re. Në libër, ai pretendoi se ekonomia po shkonte drejt normave të interesit me dy shifra për shkak të presioneve të pritshme inflacioniste. Sipas Greenspan, Rezerva Federale do të detyrohej të rriste në mënyrë drastike normën e interesit të synuar për të përmbushur mandatin e inflacionit prej 2 për qind. Një vit më vonë, norma e Fondeve Federale ishte më e ulëta në histori, duke arritur në kufirin poshtë zeros më pas.

5. Peter Schiff dhe Fundi i Botës

Komentatori financiar Peter Schiff u bë i famshëm në pasojat e krizës financiare 2007-2008 për parashikimin e krizës së hipotekave në vitin 2006 (madje edhe një orë e thyer ka të drejtë dy herë në ditë). Që atëherë, ai ka parashikuar katastrofat ekonomike të njëpasnjëshme me sukses shumë të kufizuar. Ka shumë shembuj të parashikimeve të dështuara nga të cilat mund të përdoren. Për shembull, në një video të vitit 2010 (shih më poshtë) Schiff parashikoi që lehtësimi sasior (politika monetare jokonvencionale e ndërmarrë nga Rezerva Federale midis 2008 dhe 2014) do të rezultonte në hiperinflacion dhe shkatërrimin eventual të dollarit. Për fat të keq për Schiff, norma mesatare e inflacionit në vit që nga fillimi i QE ka qenë 1.68%, pak më poshtë objektivit 2% të Rezervës Federale.

Burimi: fee.org