MENU
klinika

Politika është art dhe arti politikë?

Politika me art e Ardian Isufit

22.08.2018 - 09:26

Nga Ilnisa Agolli

“ART is POLITIC and POLITIC is ART” është ajo që thotë për Konica artisti, dekani dhe prof. asc Ardian Isufi pas deklaratës së fundit rreth anemisë (siç e quan ai) që ka zënë Galerinë Kombëtare të Arteve.

Periudhat e ndryshme na kanë kthyer në dëshmitarë qysh në vitet 20-të sa i takon luftës në historinë e artit duke bërë ende kurban pikturën. Zanafilla duket se është në zemër të një konflikti që nuk e vë re më askush.

Mund të duket jashtë kohës dhe aktualitetit e gjithë kjo hyrje, por fati i Galerisë Kombëtare të Arteve është një çështje që Isufi e ka ngritur me zë të lartë prej kohësh duke e krahasuar me një magazinë domatesh ndërsa se

Ministria e Kulturës di të ecë veç në drejtim të gabuar.

Kjo pasi ka shumë artistë shqiptarë që operojnë brenda e jashtë vendit që duhej të kishin mundësi të ekspozonin veprat e tyre në një qendër të artit bashkëkohor pas viteve 90-të dhe nuk munden për faj të një “organizimi të ç’organizuar” siç e quan ai të këtij institucioni kulturor.

Por çfarë na propozohet tani? Cili është rezultati i GKA-së pas denoncimeve në shtyp nga zëri kritik i Isufit? Asnjë!

Ai vazhdon të bërtasë se gjendja është alarmante dhe se Galeria e Arteve në këto shtatë muaj në aktivitetin e saj shënon vetëm një ekspozitë.

Nëse do bënim një krahasim artistik do të ndërmendnim arabeskat në vizatimet e Henri Matisse i cili sa herë që kishte ndjesinë e lodhjes (veçanërisht të realitetit politik), përdorte penën dhe jo mjetet e ashpra si karboni. Ishte ky orkestrimi në artin e tij që i çlironte ndjesinë e së keqes ndaj së bukurës. Lirisë!

Dhe nuk e di pse mund të na kujtohen modelet e tij të cilat përkojnë kaq njëjtë me situatën aktuale apo çështjes që ngre Z. Isufi duke e kthyer “dështimin” e Kumbaros në një vepër Arti.

Si Matisse, për të cilin thonin se “femrat i shihte siç i paraqiste”. Por jo! “Unë nuk krijoj femra, por modele” replikonte ai.

Por pse politika është art dhe arti politikë?

“Sepse” pohon Isufi, “Padyshim që Arti dhe Politika janë të ndërsjellëta ndërmjet tyre sepse do të ishte e cekët që këto dy fusha të jetës të shiheshin si dy parcela të ndara! Në fillim shek e 20-të arti u pa fillimisht si estetikë e mbyllur në hapësirën e vet, gjithashtu në këtë periudhë është e njohur teoria e “Artit për Art” e pagëzuar nga Pikaso me shokë por të cilën edhe ai vetë e superoi me anë të tablosë “Guernika” apo “Pëllumbi i Paqes”, etj.”

Isufi shkon edhe më tej kur përmend thënien e Aristotelit: “Njeriu është kafshë politike” shpreh qartë prirjen e njerëzve jo thjesht për të jetuar së bashku, por mbi të gjitha për të analizuar shumë fenomene të përbashkëta, dhe këtu është një pikë e fortë bashkimi ndërmjet Artit dhe Politikës sidomos në periudhën posmoderniste të fund shekullit XX dhe fillim shek XI ku “Arti sot nuk ka dhe nuk njeh kufij sepse është jo vetëm mjet estetik por edhe armë e mendimit ndërmjet Lokales dhe Globales!”

Duket, se dëshira për t’i bërë gjërat mirë është krijim. Kështu që edhe përshtypja, iluzioni i realitetit nuk mund të jepen nga arti veçse falë proçeseve të cilat i kthejnë shpinën reales.

Sa gabime të vullnetshme bëhen për të dhënë iluzionin estetik të së vërtetës?

A u gjykua si i ashpër qëndrimi i piktorit se Kumbaro bën gjëra të reja, por të dështuara?

Se Galeria Kombëtare e Arteve po kalon në mes të verës “Dimrin e vetmisë së madhe” sa i përket në radhë të parë vizionit dhe funksionalitetit të saj! Duket se më shumë se politikë dhe art, kjo Shqipëri është e gjitha ” anti-art”!

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët