MENU
klinika

Djali i legjendës Michael Schumacher

Pronari i Formula 1 i hap derën Mick Schumacher…

06.08.2018 - 14:54

E ardhmja e Mick Schumacher, djalit të 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher, është në Formula 1. I këtij mendimi është Chase Carey, presidenti i Liberty Media dhe pronarit të garave të automobilizmit, që kërkon që piloti 19-vjeçar të garojë sa më shpejtë në pistat e Formula 1.

“Prania e tij do të ishte speciale për sportin tonë, do të ishte një tjetër histori e bukur për t’u përjetuar dhe treguar”, – tha Carey, që shpreson që emri Schumacher të nxjerrë nga kriza këtë sport.

Mick Schumacher fitoi garën e parë sezonale në Formula 2, në pistën e Spa, në Belgjikë dhe kohët e fundit është përfolur shpesh për kalimin në Formula 1.

Aty ku do të ndiqte gjurmët e babait të tij, që mban ende rekordin e 91 fitoreve në këtë sport. Ndërkohë që, Michael vazhdon ende të jetë në periudhë rehabilitimi pas aksidentit me ski, 4 vite më parë.

“Michael ka qenë dhe mbetet një personazh unik në Formula 1, do të jetë gjithnjë ikonë e këtij sporti. Prania e djalit të tij, Mick, do të ishte e rëndësishme për fansat, pasi do të kenë pranë djalin e idhullit të tyre.

Ka ardhur koha që të lehtësojmë mundësinë e afrimit të pilotëve të rinj në Formula 1”, tha Chase Carey, duke hapur “dritën jeshile” për ardhjen e Mick Schumacher në garat e automobilizmit.