MENU
klinika

Tre faktorët kyçë përcaktues

Pse disa vende janë të varfra e të tjerat të pasura

25.08.2018 - 11:00

Në të gjithë botën ekzistojnë 196 shtete. 25 prej tyre janë shumë të pasura, me të ardhura mesatare për person mbi 100,000 dollarë në vit.

Këto vende janë: Australia, Austria, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Hong Kongu, Islanda, Irlanda, Italia, Japonia, Luksemburgu, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Singapori, Koreja e Jugut, Spanja, Suedia, Zvicra, Tajvani, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja.

Në këtë shkrim do të shqyrtohen vendet shumë të varfra dhe ato në varfëri ekstreme, të cilat zënë edhe pjesën më të konsiderueshme.

Në vijim paraqiten 20 vendet më të varfra në botë, ku të ardhurat për frymë janë 1000 dollarë në vit, apo më pak se tre dollarë në ditë: Republika Demokratike e Kongos, Nigeria, Burundi, Mozambiku, Çadi, Liberia, Burikina Faso, Sierra Leone, Republika Qendrore Afrikane, Guinea, Eritrea, Guinea-Bissau, Mali, Etiopia, Zimbabve, Afganistani, Malavia, Bregu i Fildishtë, Sudani, Gambia.

Çdo vend ndjek pak a shumë një trend rritës, por ritmi i përparimit të vendeve të varfra është tejet i ngadaltë. Nëse Zimbabve vazhdon me normën e tanishme të rritjes, do të mund të kualifikohet si një ‘vend i pasur’ pas 2722 vjetësh.

Por pse disa vende përparojnë dhe të tjerat rrinë në vend?

Janë tre faktorë kyçë që përcaktojnë nëse një vend do të jetë i pasur apo i varfër:

1. INSTITUCIONET

Institucionet janë tejet të rëndësishme. Në përgjithësi, vendet e pasura kanë ‘institucione të mira’ ndërsa ato të varfrat i kanë shumë, po shumë të këqija. Korrelacioni midis varfërisë dhe korrupsionit është i drejtpërdrejtë. Dhe vendet më të korruptuara janë gjithashtu më të varfrat.

Kur vendet janë të korruptuara, ato nuk mund të mbledhin taksa të mjaftueshme për të ngritur institucione të vlefshme për t’i shpëtuar kurthit të varfërisë. Gjysma e pasurisë së 20 vendeve më të varfra në botë shkon në llogaritë jashtë vendit.

Të ardhurat e humbura në këto vende arrijnë midis 10-20 miliard dollarë në vit.
Ndërkohë, pa një bazë mirëfilli tatimore, vendet e varfra nuk mund të investojnë në polici, arsim, shëndetësi, transport.

Një mënyrë e qartë se si mund të shquhet korrupsioni në këto vende është të menduarit me bazë klani. Konkretisht, në vendet e pasura, lidhje personale nuk ndikojnë në punësimin e dikujt. Në ato të vafra nepotizmi është një dukuri e kudogjendur. Si rezultat, vendet e varfra nuk depërtojnë në inteligjencën dhe talentin e të gjithë popullsisë.

2. KULTURA

Një statistikë e habitshme shfaqet në këtë pikë në lidhje me fenë. Nëse ka një përgjithësim që mund të bëhet për fenë dhe pasurinë, është se sa më pak njerëz të besojnë, aq më të pasur kanë shans për të qenë. Në 19 nga vendet më të pasura në botë, 70% ose më shumë e popullsisë e tyre thotë se feja nuk është fare e rëndësishme për ta. Përjashtim bëjnë – pa dyshim – Shtetet e Bashkuara, të cilat arrijnë të kombinojnë besimin e madh fetar me gjenerimin e të ardhurave të larta. Dhe anasjelltas, kombet më të varfra në botë janë gjithashtu shumë besimtarë.

Në vendin më të varfër të botës, thuajse të gjithë janë besimtarë.
Pse besimi është kaq pengues në krijimin e pasurisë?
Sepse, në përgjithësi, besimi lidhet me idenë se situata aktuale është e papërmirësueshme, kështu që duhet të përqendrohemi te gjërat shpirtërore dhe të shikojmë për botën tjetër. Kjo ka shumë kuptim kur jeton në një vend të shkatërruar plotësisht.

Në botën e pasur, nga ana tjetër, njerëzit përgjithësisht janë besimtarë të mëdhenj në aftësinë e tyre për të ndryshuar fatin e tyre nëpërmjet përpjekjeve dhe talentit. Lidhur me Shtetet e Bashkuara, për ta shpjeguar këtë anomali, feja nuk duket ta ngadalësojë rritjen ekonomike, sepse është një lloj feje e veçantë: tejet protestante dhe jashtëzakonisht materialiste. Zoti i Amerikës nuk mendon për ndërtimin e Jerusalemit të ri në botën tjetër, Ai e dëshiron “këtu dhe tani”, në Kansas apo në Hjuston.

3. GJEOGRAFIA


Vendet e varfra janë të vendosura me shumicë dërrmuese në rajonet tropikale. Kjo nuk është rastësi. Jeta është, në shumë mënyra, thjesht është shumë më e ashpër atje.
– Problemet fillojnë me bujqësinë:
Bimët tropikale janë përgjithësisht më pak të pasura në karbohidrate. Vendet e varfra kanë tokën më pak pjellore. Gjithashtu, dhe ndoshta çuditërisht, një klimë tropikale mund të jetë e pafavorshme për fotosintezën.
Historikisht, një përcaktues kyç në mundësinë e shoqërive të pasura ka qenë zotërimi i kafshëve të mëdha të zbutura (si kuajt dhe qetë), të cilat çlironin një pjesë të madhe të fuqisë punëtore nga puna e rëndë e dorës.

Por në Afrikën tropikale, kafshët e zbutura gjatë gjithë kohës janë shkatërruar nga një goditje tjetër e tmerrshme: miza Cece. Ky insekt i vogël – ekskluzivisht i pranishëm në Afrikë për shkak të nxehtësisë dhe lagështisë së saj – godet kafshët në një shkallë të madhe, duke i bërë ata të përgjumur ose joaktivë – dhe ka pasur një efekt të thellë mbi aftësinë e afrikanëve për të zhvilluar teknologji, për të rritur produktivitetin bujqësor dhe për të mbledhur të ardhura.

Bolivia dhe Paraguia, rrethuar më së shumti nga tokë, janë vendet më të varfra në Amerikën e Jugut. Afrika ka vetëm një lum të madh të lundrueshëm, Nilin, dhe strehon 15 vende pa dalje në det, 11 prej të cilave kanë të ardhura mesatare prej 600 dollarësh apo më pak. Jo rastësisht, vendi më i varfër në Azi, Afganistani, është gjithashtu pa dalje në det.

Burimet natyrore


Burimet natyrore (si nafta ose metalet e çmuara) mund të jenë probleme të vërteta – dhe, paradoksalisht, vendet e varfra kanë tendencë t’i kenë në sasi shumë të larta. Këto burime natyrore janë ato që ekonomistët i quajnë intensifikues: ato, ose do ta ndihmojnë një vend me institucione të mira për t’u bërë më i pasur, ose, me institucione të këqija, do të bëhet edhe më i varfër, duke shkaktuar atë që quhet kurth i burimeve.


Republika Demokratike e Kongos është një nga vendet më të pasura me minerale në botë; duke mbajtur shumicën e koltanit të botës, nga i cili çdo telefon celular ka pak në brendësi. Por të pasurit e burimeve natyrore ndihmon elitat të rrëmbejnë para pa kërkuar bashkëpunim të të gjithë shoqërisë. Për shembull, nëse mënyra e vetme për t’u pasuruar është përmes aerodinamikës së teknologjisë së lartë, për shembull, do të nevojitet e gjithë shoqëria për t’u bërë si projekt, por nëse keni nevojë vetëm për nxjerrjen e disa mineraleve, mund ta bëni këtë me një forcë pune të vogël.
Atëherë, si duhet të peshojmë rëndësinë relative të të gjithë këtyre faktorëve të ndryshëm, institucionalë, kulturorë dhe gjeografikë, në përcaktimin e pasurisë së një kombi?
Nuk ka rregulla strikte dhe të shpejta, por mund të sugjerojmë që: 50% e pasurisë së një vendi vjen nga institucionet e saj, 20% është prej kulturës dhe 10% mund të lidhet me kushtet gjeografike dhe pasuritë gjeologjike.

Përgatiti: M.G

“Peshën kryesore e zënë vizitorët nga Evropa Jugore”

INSTAT: Në 5 muaj u regjistruan mbi 3 milionë turistë evropianë

Dikur mjet kryesor transport, sot “e braktisur”

Rilindja e hekurudhave shqiptare, trenat funksionalë në 2025

Arrijnë mbi 200 euro për një drejtim

“Fluturojnë” çmimet e biletave të avionëve

Ka projekte edhe në Serbi dhe Bjellorusi

Sheiku arab Alabbar rrit çmimet e ndërtimit në Durrës