Greqi – Turqi, historiku i një marrëdhënieje aspak miqësore.
Kriza e sotme midis dy vendeve ballkanike Greqi dhe Turqi, anëtarë të hershëm të NATO-s është vazhdim i krizave të pandërprera, që kanë shoqëruar marrëdhëniet midis këtyre vendeve.
Marrëdhëniet midis shtetit grek dhe atij turke janë kanë patur periudha të alternuara armiqësie reciproke dhe pajtimi që nga koha kur Greqia fitoi pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane në 1832. Që atëherë, të dy vendet janë përballur me njëri-tjetrin në katër luftëra të mëdha: Lufta e Parë Ballkanike e viteve 1912-1913, Lufta e Parë Botërore nëvitet 1914-1918 dhe më në fund Lufta Greko-Turke 1919-22, e cila u pasua nga shkëmbimi greko-turk i popullsisë dhe një periudhë e marrëdhënieve miqësore në vitet 1930 dhe 1940. Të dy vendet hynë në NATO në vitin 1952. E pas kësaj periudhe krizat midis Turqisë dhe Greqisë kanë qenë të pandërprera. Ndër më të dukshmet kanë qenë krizat që janë thelluar e zgjeruar aq shumë sa i kanë çuar këto dy vende në prag të luftës.
Ndër këto kriza mund të përmendim atë që kishte nisur me Qipron që në vitin 1950, si pasojë e boshllëkut të krijuar nga largimi i britanikëve nga kolonia qipriote. Ndoshta ky është edhe momenti që Turqia bëhet aktore në këtë krizë, pas incidenteve të Selanikut që ndezi zjarrin e një zinxhirin e përplasjeve midis të dy vendeve.
Më pas kriza me përmasa edhe më të mëdha u takon viteve 1963-1964, kur Qipro deklaroi aspiratën e tij për t’ju bashkuar Greqisë. Kontingjente të armatosura dhe të mbështetura nga Greqia dhe Turqia morën pjesë në mënyrë aktive në luftime.
Kriza e vitit 1974 ishte nga më të rëndat, nisja e konfliktit të përjetshëm të Qipros. Tensioni në ishull nisi në mesin e korrikut 1974, pas një grushti shteti kundër presidentit të atëhershëm të Qipros, arkipeshkopit Makarios III. Greko- qiprioti Makarios III ka qenë president i ishullit që nga viti 1959, kur ishulli nuk ishte më një koloni britanike. Ai u bë presidenti i parë i zgjedhur në Republikës e Qipros, pasi ra dakord të hiqte dorë nga çdo plan për bashkimin e ishullit me Greqinë.
Megjithatë grushti i shtetit, u organizua nga një juntë ushtarake në Athinë, që kërkonin atë që grekët e quanin enosis (bashkimi) të ishullit me Greqinë. Makarios III u largua nga detyra dhe junta greke emëroi Nikos Sampson si president de facto i Republikës së Qipros. Turqia, e shqetësuar për aneksimin e ishullit nga Greqia, urdhëroi pushtimin. Dhe një kontingjent prej 33 anijesh turke, 30.000 ushtarësh dhe të paktën 30 tanke pushtuan ishullin nga bregu verior. Kështu Qipro u kthye atëherë në top loje të fuqive të mëdha. E që atëherë, konflikti i Qipros është një gjendje e përhershme.
Konfliktet në Detin Egje në vitet 1970-1987 shënuan zgjerimin e konfliktit përtej kufijve të Qipros. Përveç grindjeve rreth militarizimit të ishujve grekë pranë bregut turk, konflikte të reja u lidhën pas vitit 1973 u lidhën mbi ndarjen e ujërave territoriale, demarkacionin e shelfit kontinental dhe hapësirën ajrore. Shkaku kryesor i grindjes në Detin Egje ishte zbulimi i depozitave të baseneve të naftës në ujërat kontestuese. Në mars të vitit 1987, të dyja vendet ishin në prag të luftës.
Turqia dhe Greqia erdhën në prag të luftës në vitin 1996 mbi disa ishuj jashtë bregut të Egjeut. Në 25 dhjetor të vitit 1996, anija turke “Figen” u përplas pa dashje në njërin prej ishujve. Me të mësuar këtë fakt, marina greke i shkoi në ndihmë, por kapiteni i anijes refuzoi ndihmën e tyre duke thënë se ishte në ujërat territoriale turke. Grekët pranuan t’a shoqëronin atë në portin turk më të afërt duke i plotësuar edhe procesverbalin e ngjarjes së bashku me koston financiare e asistencës së dhënë prej tyre. Ngjarja u mbajt larg syrit të publikut deri në 20 janar të vitit 1997, kur u publikua në revistën greke “Gramma”. Historia e publikuar rriti mjaft tensionet mes dy vendeve me akuza dhe kërcënime nga të dyja palët.
Tani jemi në 2018 e përsëri në fillim të këtij viti, një incident i acaroi marrëdhëniet. Gazeta turke Hurriyet publikoi videon e një incidenti të ndodhur në Janar të këtij viti mes një anije të rojes bregdetare turke dhe një anije të armatosur të marinës helene. Incidenti ka ndodhur në zonën pranë Imise. Në video dukej se si anija turke Koycegiz i afrohej me shpejtësi anijes Nikiforos të marinës helene, çka për pak kishte çuar në një përplasje që mund të ishte fatale në marrëdhëniet mes dy vendeve. Anija turke shpejtonte deri në anën e Nikiforos, duke krijuar kontakt me anijen greke, por pa ndikim.
Grekët e konsideruan këtë si një provokim nga ana e Turqisë, provokim që është i disati ne radhe. Ky nuk ishte incidenti i fundit. Më 28 Janar rojet bregdetare turke bllokuan ministrin grek te mbrojtjes Panos Kammenos per tu afruar ne ishujt ne detin Egje. Rojet bregdetare paralajmeruan ministrin i cili ishte nisur drejt ishujve Kardak dhe fill pas kesaj anija greke u largua nga ujerat territoriale te Turqise. Kriza riktheu edhe njëherë të gjitha pretendimet dypalëshe, të nisura që përpara 65 viteve. Të gjitha pretendimet janë rizbuluar dhe të gjitha opsionet për konflikt janë të shpallura.
Dy të humburit më të mëdhenj do të jenë vetë vendet në konflikt, që realisht duket që nuk e duan luftën, por vështirë se kanë hequr dorë nga opsioni i përdorimit të forcës. I humbur i madh sigurisht do të jetë edhe rajoni ynë ballkanik.
Cilat janë shkaqet e vërteta të konfliktit Greqi – Turqi?
Në histori marrëdhëniet turko-greke kanë ndjekur një kurs të luhatshëm. Ka pasur madje edhe periudha kur të dyja vendet i janë afruar pragut të luftës. Prandaj, problemet midis Turqisë dhe Greqisë zënë një vend të rëndësishëm në politikat e jashtme dhe të mbrojtjes të të dy vendeve.
Problemi i Qipros nga viti 1955 e deri në ditët e sotme është çështja më e rëndësishme në marrëdhëniet turko-greke. në vitin 1974, diktatura ushtarake në Athinë organizoi në Nikosia një puç, me synim bashkimin e Greqisë dhe të Qipros. Turqia që atëherë qeverisej në mënyrë demokratike ndërhyri si fuqi e garancisë, për t’ i mbrojtur qipriotët turq nga sulmet. Kështu Qipro u kthye atëherë në top loje të fuqive të mëdha. E që atëherë, konflikti i Qipros është një gjendje e përhershme.
Nga ana tjetër, edhe çështja e Egjeut është një nga çështjet kryesore që u shkakton kokëçarje të dyja vendeve. Siç dihet, problemi i Egjeut përbëhet nga katër probleme të ndryshme, që janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin. Këto katër probleme janë: 1) përcaktimi i kufijve detar dhe platformës kontinentale, 2) gjerësia e ujërave territoriale, 3) kontrolli i hapësirës ajrore dhe 4) armatosja e ishujve që ka Greqia në Egje.
Në të kaluarën janë ndërmarrë shumë nisma me synimin për të afruar Turqinë dhe Greqinë. Por paragjykimet ekzistuese midis dy vendeve kanë reflektuar gjithmonë negativisht në këto përpjekje për afrim.
Konflikti me Greqinë/ Turqia, bazë ushtarake për t’u mbrojtur
Konflikti disavjeçar Greqi -Turqi duket se nuk do të shuhet, duke marrë parasysh edhe reagimet e dy vendeve pas çfarëdolloj ngjarjeje apo incidenti mes tyre.
Ndër vite Turqia ka qenë disi më e qete per sa i perket konfliktit, ndersa Greqia aspak. Nder të paktat here ku Turqia u tregua e gatshme per te vepruar edhe ushtarakisht ishte ne mars me idene per krijimin e nje baze ushtarake.
Mediat turke ne mars te ketij viti njoftuan nisjen e punës për ndërtimin e një baze ushtarake në brigjet e përballë dy ishujve shkëmborë, që Ankaraja i njeh me emrin Karadak dhe Greqia me emrin Imia.
Dy shkëmbinjtë kanë qenë objekti i përplasjes së radhës mes dy vendeve. Tensionet u rikthyen ne janar te 2018-es kur një anije turke përplasi një tjetër greke dhe më pas u largua në drejtim të brigjeve të veta.
Ndërtimi i bazës ushtarake, sipas Cumhuriyet ka nisur dhe gjatë gjithë kohës në gjirin e plazhit Gumushluk do të patrullojë një anije ushtarake.
Sovraniteti mbi ishujt Karadak për turqit dhe Imia për grekët pretendohet nga të dyja vendet.
Tensioni i rindezuar ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve. Uashingtoni ka bërë thirrje për qetësi dhe zgjidhje diplomatike, duke kërkuar nga të dy palët të respektojnë marrëveshjen e vitit 1996, kur dy vendet u gjenden thuajse në prag lufte.
Përgjithësisht ne kete konflikt disavjecar me Greqine Turqia kurrë nuk ka ndjekur një politikë luftarake dhe ekspansioniste, nderkohe qe Greqia ka bere te kunderten.
Konflikti me Turqinë/ Greqia e gatshme të tregojë “dhëmbët” në çdo kohë
Marrëdhëniet Greqi-Turqi duket se nuk do të jenë kurrë më miqësore. Në të kaluarën janë ndërmarrë shumë nisma me synimin për të afruar Turqinë dhe Greqinë. Por paragjykimet ekzistuese midis dy vendeve kanë reflektuar gjithmonë negativisht në këto përpjekje për afrim.
Para së gjithash, për një kohë të gjatë në Greqi ekziston një “Sindromë Qipriote” dhe ka pasur shqetësime se një operacion paqësor, i ngjashëm me atë që Turqia organizoi në vitin 1974 në Qipro, mund të përsëritej edhe për turqit që jetojnë në Trakinë Perëndimore.
Ndërkohë që Turqia kurrë nuk ka ndjekur një politikë luftarake dhe ekspansioniste. Nga ana tjetër, shumica e akademikëve dhe politikanëve grekë injorojnë të drejtat dhe interesat e Turqisë në Egje, pasi Detin Egje e shikojnë të gjithin si një det grek. Për shkak të kërkesave të Ankarasë në lidhje me Detin Egje, disa qarqe në Greqi shpesh e akuzojnë Turqinë se po ndjek një politikë zgjerimi drejt Perëndimit. Edhe zhvillimet në kuadër të çështjes së Qipros kontribuojnë gjithashtu në mbajtjen të freskëta të paragjykimeve antiturke në opinionin publik grek.
Për shkak të perceptimit të Turqisë si kërcënim, Greqia ka bërë për vite të tëra shpenzime të konsiderueshme në fushën ushtarake. Në vitet e fundit, kuptohet që shpenzimet ushtarake të Greqisë janë zvogëluar për shkak të krizës ekonomike. Në vitin 2016, shuma që Greqia kishte ndarë për shpenzimet ushtarake ka qenë sa 2,6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit. Në vendet anëtare të BE-së ky raport (i shpenzimeve për mbrojtjen ndaj PBB-së) mesatarisht është 1,5%, kurse në Turqi është 1,7%.
Madje, Greqia më 25 mars të ketij viti festoi përmes një parade ushtarake në Athinë 197 vjetorin e pavarësisë. Festime u kryen në të gjithë vendin, por momenti kulmor ishte ai në kryeqytetin grek ku u mbajt parada më e madhe ushtarake e viteve të fundit, ku helenët demonstruan fuqinë e tyre ushtarake në një periudhë tensionesh të herëpashershme me Turqinë.
Përpara presidentit grek Prokopis Pavlopulos u ekspozua artileria e rëndë ushtarake si tanke në rrugë, helikopterë dhe avionë në ajër. Sivjet fjalimet e mbarë përfaqësuesve të shtetit grek patën një simbolikë të veçantë, pas provokimeve dhe episodeve me fqinjët turq, duke dhënë një mesazh të hapur mbështetje për dy oficerët grekë që po hetohen në Turqi.
Ministri i Mbrojtjes Kamenos dërgoi nje mesazh të fuqishëm bashkimi popullit grek për Turqinë, duke theksuar se ushtria greke është gati të përgjigjet në çdo sfidë kërcënimi të sovranitetit e integritetit territorial, për mbrojtjen e paqes në vend.
Në opinionin publik turk është mjaft e përhapur bindja se Greqia po përpiqet të zgjidhë problemet e Qipros dhe Egjeut sipas interesave të veta duke përdorur si instrument për këtë Bashkimin Evropian.
Si ka ndikuar NATO në zgjidhjen e krizës mes Greqisë e Turqisë?
Kriza e sotme midis dy vendeve ballkanike Greqi dhe Turqi, anëtarë të hershëm të NATO-s është vazhdim i krizave të pandërprera, që kanë shoqëruar marrëdhëniet midis këtyre vendeve. Që prej anëtarësimit të tyre në NATO, nga shumë studiues, kriza e tanishme konsiderohet si kriza e pestë, me tendenca drejt përshkallëzimit në konflikt.
Paradoksi më i madh në analizën e krizave midis Greqisë dhe Turqisë qëndron në faktin se të dy janë anëtarë të NATO-s, të integruar në strukturat politike dhe ushtarake të aleancës dhe pjesëmarrës në operacione të përbashkëta. Dhe, NATO siç dihet është organizata me e fuqishme për sigurinë, por në këtë rast dukshëm e sfiduar jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda, nga anëtarë të saj.
Një numër pyetjesh ngrihen në këtë situatë: Si vepron NATO në parandalimin e krizave midis vendeve brenda aleancës? A ka organizata mekanizma të mjaftueshëm dhe efektivë për të menaxhuar krizat e brendshme? A e konsideron NATO krizën midis Greqisë dhe Turqisë sfidë në misionin e vet? A mund ta bëjë NATO rolin e moderatorit të besueshëm dhe të fuqishëm në këtë krizë? A kanë të gjithë anëtarët e NATO-s të njëjtin vlerësim për krizën dhe a ndikon vlerësimi në ruajtjen e kohezionit të Aleancës? A do të ketë aktorë të tjerë që mund të angazhohen në menaxhimin e krizës aktuale?
Qëllimi i vetëm është të njohim e kuptojmë rolin dhe influencën e NATO-s në zgjidhjen e krizave të brendshme.
Situata e tanishme në NATO, nga shumë analistë, vlerësohet si jo më optimistja. Kriza midis Greqisë dhe Turqisë shton dilemat në radhët e NATO-s, dhe po e sfidon për rolin dhe mundësitë e tij. Vlerësohet se NATO ka vetëm tri struktura që mund të angazhohen në raste krizash: Sekretari i Përgjithshëm, Këshilli i Atlantikut dhe Komandanti i NATO-s.
Por si u gjend Greqia dhe Turqia në NATO? Iniciativa për t’iu bashkuar aleancës nuk erdhi as nga NATO, as nga Perëndimi, por nga vetë Greqia dhe Turqia si dy shtete që reflektonin interesat e tyre prioritarë në aleancën perëndimore. Aplikimet e para të këtyre dy shteteve të Mesdheut Juglindor nuk u pranuan në nëntor 1948. Ato u pranuan në NATO në vitin 1952. A kishte informacion të plotë NATO për tensionet e vazhdueshme greko-turke? Sigurisht që po. Por, në kohën e pranimit të tyre në NATO, tensionet potenciale dypalëshe, mes Turqisë dhe Greqisë, nuk konsideroheshin çështje as në Uashington, as në Këshillin e NATO-s.
Përballja e NATO-s me krizat midis Turqisë dhe Greqisë ka qenë e pandërprerë.
Ndër këto kriza mund të përmendim atë që kishte nisur me Qipron që në vitin 1950, si pasojë e boshllëkut të krijuar nga largimi i britanikëve nga kolonia qipriotë. Kjo ishte koha që tregoi se NATO nuk ishte përgatitur në trajtimin e konflikteve të brendshme të aleatëve të saj. NATO jo vetëm që nuk e zgjidhi krizën, por tregoi diferenca të mëdha dhe mungesë uniteti midis aleatëve.
Më pas kriza me përmasa edhe më të mëdha u takon viteve 1963-1964, kur Qipro deklaroi aspiratën e tij për t’ju bashkuar Greqisë. NATO përsëri u gjend e papërgatitur dhe me pengesa të mëdha burokratike për të vepruar. Në këto kushte duke parë rrezikun e një lufte të pashmangshme greko-turke, Presidenti Xhonson dërgoi një ultimatum jashtëzakonisht të ashpër ndaj Ankarasë dhe kërcënoi të tërhiqte mbrojtjen e NATO-s nga Turqia nëse ajo nuk hiqte dorë nga plani luftarak. Suksesi i parandalimit të luftës i dedikohet SHBA.
Kriza e vitit 1974 ishte nga më të rëndat ku politika e juntës ushtarake greke për Qipron pati reagimin më të ashpër nga ana e Turqisë që nuk nguroi të vendoste trupa në pjesën veriore. Të dyja vendet mobilizuan forcat për luftë. Ky konflikt herë pas here rezultoi në konfrontime të drejtpërdrejta midis forcave të armatosura të rregullta të të dy aleatëve në NATO. Edhe në këtë rast, megjithëse strukturat e NATO-s u përpoqën që të ndikonin që të dy aleatët në konflikt të vazhdonin dialogun për ndalimin e një lufte të hapur, rezultatet nuk ishin optimiste.
Konfliktet në Detin Egje në vitet 1970-1987 shënuan zgjerimin e konfliktit përtej kufijve të Qipros. Në mars të vitit 1987, të dyja vendet ishin në prag të luftës. Megjithëse NATO nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, por edhe NAC u përpoq të ndërmjetësonte duke kërkuar të zgjidhin mosmarrëveshjet midis tyre në mënyrë paqësore, ajo në këtë rast kërcënoi se do të përdorte edhe “sanksione të mundshme”. Departamenti i shtetit përsëri ishte ai që dha ndikimin më vendimtar dhe më efektiv.
Turqia dhe Greqia erdhën në prag të luftës në vitin 1996 mbi disa ishuj jashtë bregut të Egjeut. Përsëri NATO nuk mundi të bëhej aktor për zgjidhjen e krizës. Divergjencat e shumta midis aleatëve perëndimorë bllokuan aleancën për të patur një qëndrim të fortë e të prerë. Ishte administrata e Presidentit Bill Klinton që shmangu një luftë të mundshme.
Viti 2018 dhe kriza Greqi–Turqi vazhdon. Shkaqet janë po ato, ndoshta të lakuara në forma edhe më të ashpra. Palët ndërmjetësuese kryesore mbeten përsëri: NATO (në një pozicion të vështirë); SHBA (në dilemat e veta); fuqitë perëndimore dhe aktorë të tjerë gjeopolitikë që do të përpiqen të shfrytëzojnë çdo lloj mundësi për të përfituar nga situata.
Në tërësi, mund të thuhet se edhe pse Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk është në gjendje të zgjidhë konfliktet midis anëtarëve të saj, thjesht edhe për shkak të formatit të saj, ajo është përpjekur të ndikojë në terma afatgjatë në parimet më kryesore të krijimit dhe ekzistencë. Por, Aleanca nuk ka as në format e as në mision struktura të qëllimshme për tu angazhuar në krizat e brendshme, midis anëtareve të vet.
Pavarësisht këtij fakti, NATO, në mjaft raste për shmangien e zgjidhjen e krizave është bazuar në trekëndëshin: Sekretar i Përgjithshëm- Këshilli i Atlantikut- Komandanti i NATO-s. Megjithatë edhe efektiviteti i kësaj tresheje është i përcaktuar ngushtë nga angazhimi i aktorëve kryesorë, SHBA dhe fuqive të mëdha brenda NATO-s.
A mund të preket Shqipëria nga tensioni Ankara -Athinë?
Konflikti disavjeçar Greqi-Turqi, duket se nuk do të shuhet, sidomos pas ngjarjeve të këtij viti. I tillë konflikt sjell pasoja për dy vendet, por jo vetëm, edhe për gjithë Ballkanin. Por a mund të preket Shqipëria nga këto tensione? Dhe nëse po, si?
Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj analizoi më datë 26 shkurt të këtij viti këtë çështje pas disa incidentesh, dhe pas shfaqjes që presidenti grek kishte dhënë një javë më parë në një ceremoni në Janinë, duke hipur mbi një tank ushtarak.
Myftaraj: Një ngjarje shumë interesante ka ndodhur javën e kaluar. Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, në një veprim krejt të veçantë për një burrë shteti, kryetar shteti, në një ceremoni të mbajtur në Janinë hipën në një tank ushtarak aktiv në mes të qytetit me një oficer të ushtrisë greke dhe këtë e bën për të dhënë një lloj mesazhi militarist, kërcënues ndaj armiqve që rrezikojnë Greqinë.
Është normale që shtetet e kanë ushtrinë për tu mbrojtur nga rreziqet dhe në momente të caktuara të rreziqeve të mëdha del vetë kryetari i shtetit dhe jep mesazhe të tilla. E veçanta është vendi ku u zgjodh për tu dhënë mesazhi, Janina. Mediat shqiptare dhe ato të huaja e dhanë lajmin me interes, me kureshtje por e lidhën atë me shkallëzimin e tensionit ushtarak mes Greqisë dhe Turqisë në detin Egje. Kohët e fundit ka pasur një tension të shtuar ushtarak me skërmitje midis avionëve ushtarak dhe anijeve të dy palëve dhe kjo u bë shkak që Presidenti grek ta gjejë të arsyeshme ti japë Turqisë por dhe Europës një mesazh të tillë.
Më tej ka thënë: Greqia është një forcë e qetë që respekton fqinjët e saj por nuk trembet nga armiqtë e saj dhe Forcat e saj të Armatosura janë në gjendje ta provojnë këtë në çdo kohë.
Për momentin nuk mund të thuash se Shqipëria përbën kërcënim ushtarak për Greqinë. Raporti i Forcave Ushtarake është absolutisht në favor të Greqisë, Shqipëria praktikisht nuk ka ushtri, nuk ka forcë goditëse ushtarake, as mbrojtëse. Greqia është një vend shumë i armatosur, me forcë të madhe goditëse dhe mbrojtje ushtarake, me armatim modern të gjitha llojeve.
Greqia kërcënohet nga Turqia në momentet që flasim, kanë ardhur deklarata kërcënuese nga Turqia dhe që janë kundërpërgjigje e ambicies së Greqisë për të shtyrë kufirin detar, të përhershme këto që herë pas herë shpërthejnë deri në krizë. Për të shtyrë kufirin detar në atë mënyrë që zbret deri në vijën bregdetare të Turqisë kontinentale, e kam fjalën për ishujt Egje, ishuj grekë shumë afër Turqisë. Turqia ka bërë kërcënime të sakta dhe veprime ushtarake për ta ndaluar ose për ti dhënë të kuptojë që nëse pala tjetër vazhdon kështu do të pushtoj ishujt. Kërcënimi i përhershëm i Turqisë është pushtimi i ishujve pranë territorit turk, dhe Qiproja greke që rrezikon e para në rast të këtij konflikti.
Greqia e di që nëse konflikti mes dy palëve merr këtë drejtim, Turqia me lehtësi të madhe arrin të pushtojë ishujt që i ka pranë territorit të vetë, tokës kontinentale.
Në këtë rast Greqisë i mbetet si mënyrë kërcënimi një sulm frontal në atë zonën e Stambollit në veri, në kufirin tokësor mes dy vendeve por ky do të ishte sulm me kosto të madhe njerëzore gjë që Greqia nuk mund ta përballojë. Nuk e ka vendi fuqinë morale të humbë 100 mijë ushtarë në një luftë frontale në kufirin greko-turk tokësor me synim kryesor Stambollin.
Kthehet dhe bën një lloj shantazhi dhe ndaj BE, duke bërë këtë ceremoni me tank në Janinë që ne do sulmojmë. Nëse kërcënimi do ti adresohej Turqisë, duhet të ishte bërë ose në ndonjë nga këta ishujt pranë territorit turk, ose në një qytet në kufi me Turqinë, në veri, në Trakë. Nëse do i adresohej Maqedonisë, që nuk ka gjasa, duhet të ishte bërë në një qytet në kufi me Maqedoninë.
Është bërë në një qytet shumë larg kufijve të Maqedonisë, Turqisë, në një qytet shumë pranë Shqipërisë. Me këtë Greqia thotë: Nëse Turqia më merr ishujt unë do të pushtoj Shqipërinë.
Shkelje sovraniteti për shkelje sovraniteti. Se deri ku do ta pushtojë, Shqipërinë e jugut apo dhe më lart, kjo është një gjë që varet dhe nga fuqitë e mëdha se Shqipëria nuk ka fuqi ushtarake për ta mbrojtur veten. Ndaj këtij kërcënimi të qartë grek i ardhur nga kreu i shtetit hesht shteti shqiptar, heshin partitë politike, opozita, hesht qeveria.
Çdo shtet serioz duhet të kishte thirrur ambasadorin e Greqisë në Tiranë brenda ditës.Duhet ti kishte thënë: Çfarë është ajo ceremoni atje në Janinë, me kryetarin e shtetit që hipën në majë tankut? Kujt armiku i adresoheni ju që do të luftoni, me sa dimë nuk kemi ndonjë..
Dhe grekët thonë që ligji i luftës është një rudiment, nuk është shkak për veprime ushtarake të kohës së sotme. Në të njëjtën mënyrë duhet të kishte vepruar dhe Ambasadori shqiptar në Athinë, me porosi të qeverisë, duhet të kishte shkuar në Ministrinë e Jashtme të kërkonte shpjegime.
Fakti që shteti shqiptar hesht është shumë i rëndë dhe kompromentues për qeverinë në rradhë të parë se kjo tregon se presidenti grek kur e bëri atë deklaratë e dinte se nuk do të kishte reagim. Se nëse do kishte reagim dhe do bëhej zhurmë e madhe nuk do ta bënte atë deklaratë.
Shqipëria kishte të drejtë dhe ka të drejtë të thërrasë urgjentisht mbledhjen e këshillit politik të NATO-s dhe ti kërkojë shpjegime Greqisë. Përplasja ushtarake greko-turke është një gjë shumë e mundshme të ndodhë. Dhe tani e dimë se çfarë do të bëjë Greqia, do të pushtojë së paku Shqipërinë e jugut në këtë rast.
Konflikti Ankara – Athinë, shqiptarët mbrojnë grekët?
Situata është tensionuar shumë mes Greqisë dhe Turqisë gjatë muajve të fundit me fërkime të vazhdueshme në det, ajër dhe tokë. Grekët dhe turqit nuk kanë ndarë ende hesapet mes tyre për disa ishuj në Egje, ndërsa problematikat e brendshme të të dyja qeverive u japin edhe më tepër shtysë që të rrisin artificialisht tensionet jashtë.
Në mars të këtij viti rojet kufitare turke arrestuan pjestar të ushtrisë greke në zonën kufituare mes dy vendeve në lumin Evros (turqit e thërrasin Meriç). Në dukje është një ngjarje e zakonshme që më parë është zgjidhur brenda pak orësh, por kësaj radhe situata ndryshon.
Që në mëngjes ato ditë u kontaktuan djem shqiptar që shërbenin në ushtrinë greke, pikërisht në zonën kufitare me Turqinë ku edhe ndodhi incidenti duke marrë një informacion paraprak se njëri prej ushtarëve të arrestuar dyshohej ishte me origjinë shqiptare, i cili më pas rezultoi i pavërtetë.
Duket e pabesueshme, por ishin shqiptarët ata që po mbronin grekët nga rreziku turk dhe kjo nuk ndodhi aspak rastësisht.
Kjo, pasi u mësua se 40 për qind e ushtarëve që gjendeshin në zonën mes Turqisë dhe Greqisë ishin pikërisht djem të familjeve shqiptare që kishin emigruar në shtetin helen vite më parë.
“Këtu ku jemi ne, në kufi me Turëinë, në Evros, jemi 40 për qind shqiptarë. Grekët kanë miq dhe rrinë në Athinë, kurse neve na sjellin në kufi me Turqinë, në kulmin e tensioneve. Me sa kam mësuar këtu, kjo është politikë e ministrit Kamennos, i cili drejton një parti nacionalistësh dhe na ka vendosur në shënjestër të gjithë shqiptarëve që kanë pasaporta greke”., – rrëfeu një i ri shqiptar që shërbente në ushtrinë greke.
“Kohët e fundit situata është përkeqësuar shumë. Kur u bë ajo përplasja me anijen (një anije turke goditi anijen greke në ishujt Imia) na dërgonin çdo ditë me tanke, raketa dhe armë të rënda në vijën e kufirit” – u shpreh ai.
“Nga oficerët këtu trajtohemi mirë, por 95 për qind e shqiptarëve që bëjnë ushtrinë në Greqi sillen të shërbejnë në kufi me Turqinë”, vijon ai rrëfimin.
U mësua se toga e fundit e rekrutëve të rinj të dërguar në zonën kufitare përbëhej nga 8 shqiptarë dhe vetëm 4 grekë.
Shqiptarët përbëjnë një numër të konsiderueshëm në ushtrinë greke, për të cilët gjendja është përkeqësuar me ardhjen e Panos Kamenosit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.
Me t’u rekrutuar, ata dërgohen në zonën më problematike të Greqisë, siç është pikërisht kufiri greko-turk ku edhe rreziku i ndonjë konflikti është tepër i madh me ashpërsimin e gjuhës nga Ankaraja zyrtare.
E çuditshme, por e vërtetë…
Pse Greqia shihet si humbëse në konfliktin me Turqinë?
Kryeministri Alexis Tsipras tha në mars të këtij viti, pas disa incidenteve me Turqinë, se Greqia nuk do të tolerojë ndonjë lëvizje nga Turqia pasi anijet turke dhe greke të bregdetit u përplasën në afërsi të ishujve të diskutueshëm në Detin Egje.
Ai tha: “Mesazhi ynë, tani, nesër dhe gjithmonë, është i qartë … Greqia nuk do të lejojë, pranojë ose tolerojë asnjë sfidë ndaj integritetit të saj territorial dhe të drejtave të saj sovrane”. “Greqia nuk është një vend që luan lojëra,” tha Tsipras.
Përplasja që përfshinte dy anijet ndodhi në ishullin Imi, i njohur si Kardak në turqisht. Secila palë e fajësoi tjetrën për incidentin.
Turqia dhe Greqia, aleatët e NATO-s, kanë qenë në kundërshtim me një mori çështjesh nga Qiproja e ndarë etnikisht deri tek sovraniteti mbi hapësirën ajrore dhe fluturimet. Ata erdhën në prag lufte në vitin 1996 në një mosmarrëveshje sovraniteti mbi ishujt, por tensionet janë lehtësuar që nga ajo kohë.
Duke vënë në dukje se kufiri lindor i Greqisë është edhe ai i Bashkimit Evropian, Tsipras tha: “Sfidat dhe retorika agresive kundër të drejtave sovrane të një shteti anëtar të BE janë kundër BE-së në tërësinë e saj”. Tensionet midis dy vendeve kanë qenë në rritje, pasi një gjykatë greke bllokoi ekstradimin e tetë ushtarëve turq, të cilët Ankaraja i akuzoi për përfshirje në një grusht shteti të dështuar kundër Presidentit Tayyip Erdogan në 2016.
Dhe pas këtyre ngjarjeve këshilltari turk i Erdoganit tha se Greqia ishte “si një mizë që po luftonte me një gjigant”.
Këshilltari tha se ai “nuk ka dyshim” se SHBA ka një plan për ta bërë Greqinë të sulmojë Turqinë ndërsa ushtria e saj është e angazhuar në Siri. Përgjigjja e Turqisë, tha Yigit Bulut, do të jetë e vështirë, duke shtuar se Greqia nuk llogaritet për fuqinë e Turqisë. Do të ishte si një “mizë që do të luftonte me një gjigant fluturues”, tha ai dhe paralajmëroi se për Greqinë do të kishte pasoja të tmerrshme.
Bulut bëri komente të ngjashme edhe më parë duke thënë “Ne do të thyejmë armët dhe këmbët e çdo oficeri, të kryeministrit ose të ndonjë ministri që guxon të hyjë në Imi, “tha Bulut.
Kështu, shprehet qartë se Turqia “nuk ia ka frikën” Greqisë, dhe se në këtë konflikt Turqia e sheh me doemos Greqinë humbëse.