- Marrëveshja tregtare midis SHBA dhe Meksikës, njoftuar nga Presidenti Donald Trump të hënën vendos në lëvizje një sërë ngjarjesh që mund të çojnë në një rishikim të marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut(NAFTA).
Zoti Trump nuk dëshiron që marrëveshja e re të quhet NAFTA.
Çfarëdo që të quhet, marrëveshja duket e rëndësishme, por nuk ka specifika të hollësishme. Ajo shton presion ndaj Kanadasë për të rifilluar bisedimet nëse marrëveshja e vitit 1994 duhet të rishikohet. Plus, Kongresi duhet të miratojë ndryshimet.
Njoftimi i zotit Trump përfshin planet për të përfunduar negociatat midis SHBA, Kanadasë dhe Meksikës brenda disa ditësh. Ky afat synon një vendim përfundimtar nga Presidenti aktual i Meksikës, Enrique Peña Nieto, përpara se ai të largohet në nëntor. “Mund të kemi një marrëveshje të veçantë me Kanadanë, ose mund ta vendosim në këtë marrëveshje” tha zoti Trump sot.
Kanadaja nuk ka marrë pjesë në rinegociatat për dy muaj.
Dhe zoti Trump tha se marrëveshjet individuale të tregtisë janë ende në tryezë. Ai kërcënoi tarifat për disa importe nga Kanadaja si një mënyrë presioni.
“Z. Trump ka autoritetin të rinegociojë NAFTA-n si një marrëveshje trepalëshe, kështu që Kanadaja duhet të përfshihet” tha Michelle Casario, një profesor i ekonomisë në Universitetin Villanova.
Vendimet përfundimtare nuk ka gjasa të merren deri në vitin 2019. Sipas ligjit të Autoritetit të Nxitjes së Tregtisë së SHBA, i njohur si TPA, Trump duhet të presë 90 ditë për të nënshkruar një marrëveshje pas njoftimit të Kongresit për qëllimin e tij për ta bërë këtë.
Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA, Robert Lighthizer u tha gazetarëve të hënën se një njoftim i TPA duhet të dërgohet të premten.
Kanadaja do të ketë një mundësi për të nënshkruar në marrëveshje më vonë nëse nuk nënshkruan këtë javë, tha ai.
Marrëveshja vjen me disa ndryshime për industrinë e automobilave, bujqësisë dhe tekstilit, por është ende herët për detajet.
Këto ndryshime kanë për qëllim të inkurajojnë më shumë prodhimin automatik në SHBA. Por ndryshimet në rregullat e punës mund të rrisin kostot për konsumatorët. Zinxhiri global i furnizimit me automjete është aq kompleks dhe i integruar, sa ndryshimet mund të jenë të vështira.
Nga Associated Press