MENU
klinika

Një letër nga avokati i Trumpit

Pse po sulmohet presidenti rumun?

31.08.2018 - 11:06

Më parë këtë javë, avokati personal i Presidentit amerikan Donald Trump dërgoi një letër ndaj presidentit rumun, Klaus Iohannis, ku kritikonte lëvizjen anti-korrupsion të vendit.

Në letrën e datës 22 gusht, Rudy Giuliani, një ish-kryetar i bashkisë së Nju Jorkut, listoi ato  që ai i quajti “tejkalimet e bëra nga Agjencia Kombëtare Antikorrupsion (ADN) në emër të zbatimit të ligjit” dhe kërkoi amnisti për ata që ishin dënuar pas tejkalimeve të tilla.

Agjencia Kombëtare Rumune kundër Korrupsionit ka patur shumë rëndësi në luftën kundër korrupsionit, nisur si iniciativë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për përpjekjet e saj për t’i bërë politikanët përgjegjës për krimet e tyre.

E njëjta agjenci po ashtu është vënë në shënjestër nga politikanët rumunë që kërkojnë të hedhin poshtë fuqinë e saj.

Departamentit të Shtetit të SHBA-së e ka përgëzuar punën e bërë nga ADN-ja.

Giuliani ,i cili nuk mban asnjë post publik, bëri vërejtje të ngjashme me ato të forcave që vetëm muajin e kaluar arritën të rrëzonin kryeprokurorin rumun. 

Asgjë nuk ka të bëjë me qeverinë, tha Giuliani të mërkurën për New York Times dhe se letra nuk kishte fare të bënte me qeverinë amerikane, duke shtuar se ai është ende një avokat dhe këshilltar i pavarur.

Është raportuar gjithashtu se ish-kryetari i bashkisë së SHBA u pagua nga një firmë konsulente globale për letrën.

Giuliani tha se letra që ai shkroi ishte bërë në emër të firmës së tij të sigurisë dhe Freeh Group, një firmë tjetër sigurie. Grupi Freeh është i njohur për përfaqësimin e biznesmenit amerikano-rumun Gabriel “Puiu” Popoviciu, i cili u dënua vitin e kaluar për shtatë vjet për korrupsioni lidhur me blerjen e një toke në Bukuresht. Pas dënimit, Freeh Group tha se ishte “i zhgënjyer” ngq vendimi i Gjykatës së Lartë Rumune.

Letra e Giuliani-t drejtuar presidentit rumun shkaktoi tensione diplomatike kur, të hënën, mediat rumune filluan të raportonin mbi gjestin e papritur.

Ambasada e SHBA në Rumani tha të martën se qeveria amerikane nuk komenton opinionet e një qytetari dhe se Rumania ka bërë një përparim të konsiderueshëm në frenimin e korrupsionit dhe në ndërtimin e një sistemi efikas për sundimin e ligjit.

Por letra e Giuliani, e cila nuk përmendi rolin e tij si avokat personal ndaj presidentit amerikan, gjithashtu nxiti reagime nga politikanët rumunë, gjykatësit dhe drejtuesit e OJQ-ve.

Adrian Moraru, drejtor i Institutit të OJQ-së për Politikat Publike, në një mesazh në Facebook ndaj Euronews tha “Giuliani është një biznesmen që shiti imazhin e tij. Ai ndoshta nuk e njeh as emrin e presidentit të Rumanisë apo të kryeprokurorit, e lëre më të dijë se çfarë po ndodh në vend “.

Letra ende vazhdon të shkaktojë diskutime si dhe tensione diplomatike.