MENU
klinika

Champions League, Play-Off

PSV e Benfica pa probleme, surprizojnë serbët

29.08.2018 - 22:56

Ka përfunduar faza “play-off”, nga ku sonte janë mësuar edhe 3 skuadrat e fundit që kanë kaluar në grupe. Nëse mbrëmë kaluan AEK, Young Boys dhe Ajax, sonte ishte radha e Benfica, PSV dhe Crvena Zvezda, me këtë të fundit që ka surprizuar.

Benfica kishte barazuar 1-1 në shtëpi me grekët e PAOK dhe shihej si ndeshje e vështirë për portugezët në Selanik, por eksperienca ka bërë të vetën, pasi Benfica ka fituar 4-1 dhe kalon më tej.

Ndërsa për PSV-në ka qenë një shëtitje. Holandezët kishin fituar sfidën e parë në Bjellorusi me BATE Borisov 3-2, ndërsa sonte në kthim PSV ka fituar pastër 3-0, duke mos e vënë në dyshim kualifikimin në grupe të Champions League.

Surpriza e kësaj faze padyshim që ka qenë Crvena Zvezda. Serbët kishin barazuar 0-0 në Beograd me Salzburg. Në kthim austriakët po fitonin 2-0, por kampionët e Serbisë kanë barazuar 2-2 dhe do të jenë në fazën me grupe, që rikthehen pas kaq shumë kohësh protagonist.

Gjashtë skuadrat e fazës së “play-off” u bashkohen 26 të tjerave të kualifikuara direkt në grupe dhe nesër në orën 18:00 hidhet shorti i fazës së grupeve. Ndërkohë, do të shpërndahen edhe cmime, ku Cristiano Ronaldo e ka fituar tashmë golin më të bukur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN