MENU
klinika

Pas 100 vjetësh...

Qytetet më të mëdha në botë

19.08.2018 - 19:00

Deri në vitin 2050, Lindja e Mesme dhe Afrika do të jenë strehojnë rreth 3.4 miliard njerëz – kjo ka të ngjarë të jetë më shumë se popullsia e Kinës dhe Indisë të kombinuara së bashku. Një bum i tillë i paparë do të paraqesë sfida dhe mundësi për bashkësinë ndërkombëtare.
Raporti i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë e Botës 2017 tregon se popullsitë me rritje më të shpejtë në botë nga viti 2010 deri në vitin 2015 ishin në vendet e Lindjes së Mesme dhe në Afrikë.

Kombet në vijim kanë përjetuar normën më të përshpejtuar të rritjes së popullsisë:

Lagosi në Nigeri do të jetë qyteti më i madh në botë me 88.3 milion njerëz. I dyti në radhë do të jetë qyteti Kinshasa me 83.5 milion njerëz; dhe Dar es Salaam në Tanzani do të jetë në vendin e tretë me 73.7 milion njerëz.
Rritja e qyteteve afrikane vjen si pasojë e urbanizimit. Më shumë se 70 për qind e afrikanëve janë nën moshën 30-vjeçare. Në zonat rurale shpesh ka pak ose aspak perspektivë punësimi, kësisoj individët zhvendosen drejt qyteteve në kërkim të mundësive më të mira, duke e lënë Afrikën mes sfidash të mëdha infrastrukturore.
Popullsia e Afrikës me gjasë do të rritet në më shumë se 2 milion njerëz deri në vitin 2050, dhe më shumë se 80 për qind e kësaj rritjeje do të ndodhë nëpër qytete.

Sfidat dhe mundësitë
Ka qëndrime pro dhe kundër që lidhen me rritjen e popullsisë. Disa janë më të dukshme se të tjerat.
Popullsia botërore është më shumë se trefishuar që kur OKB-ja u krijua në vitin 1945. Efekti kryesor i kësaj është kërkesa e shtuar në burimet e përbashkëta.
Problemet mjedisore – nga ndryshimet klimatike në humbjen e specieve deri në nxjerrjen e tepërt të burimeve – shkaktohen ose përkeqësohen nga rritja e popullsisë. Pastaj ka efekte anësore më pak të dukshme që duhet të merren parasysh: Vëllimet e trafikut ajror parashikohet të dyfishohen brenda 20 viteve të ardhshme.
Në pjesë të caktuara të botës, popullatat e plakura po tendososin kapacitetin shëndetësor dhe rritjen ekonomike. Kina, një vend që për dekada ka zbatuar një politikë për një fëmijë të vetëm, tani po shqyrton stimujt financiarë për çiftet që kanë një fëmijë të dytë.
Megjithatë ka edhe mundësi të panumërta për komunitetet dhe kompanitë që po rriten me shpejtësi.
Në Lindjen e Mesme, një popullsi më e madhe të rinjsh përkon me fuqizim më të madh social. Dikur gratë shpesh martoheshin me të reja dhe rrallë punonin jashtë shtëpisë. Sot, më shumë vajza po ndjekin shkollën dhe më shumë gra po hyjnë në forcën e punës. Çiftet janë duke pritur më shumë për t’u martuar dhe kanë më pak fëmijë. Ndërkohë, sfidat e krijuara nga një popullsi në rritje do të ofrojnë mundësi investuese bindëse për organizatat e angazhuara në shoqëri.

Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas

Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë

Si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes