MENU
klinika

Formula 1

Raikkonen edhe dy vite te Ferrari, zbehen shpresat për…

13.08.2018 - 13:04

Piloti finlandez i Ferrarit në Formula 1, Kimi Raikkonen, do të qëndrojë edhe për dy sezone të tjera te kjo skuderi.

Lajmi që piloti finlandez do të pilotojë “kokëkuqen” deri në vitin 2020 ende nuk është zyrtar, por mediat italiane flasin për një rinovim të kontratës së ish-kampionit të botës në vitin 2007, pikërisht me Ferrarin.

Burime nga Maranello thonë se Raikkonen do të qëndrojë te Ferrari pavarësisht moshës së tij (39 vjeç në tetor).

Duket se pas vdekjes së ish-presidentit Sergio Marchionne edhe strategjia e drejtuesve të Ferrarit do të ndryshojë.

Marchionne besonte te të rinjtë dhe pritej që te makina italiane të vinte Ricciardo. Në garën e radhës së Formula 1, atë të Çmimit të Madh të Belgjikës, pritet të vijë edhe lajmi i konfirmimit të Raikkonen te Ferrari.